Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar detaje nga veprimtaria dhe puna e këtij institucioni.
Sula u shpreh se dosja për Martin Camajn në arkivë nuk është dosje e bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit asokohe.
Ajo shtoi se kjo dosje përmban profilin e tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë.
Sula ka folur po ashtu për dosjen e Drita Çomos duke thënë se për këtë të fundit dosja u hap që në moshën 16-vjeçare dhe në të ajo përshkruhet me nota urrejtjeje nga autoriteti i kohës.
“Institucioni u bë 7 vite që ekziston dhe është krijuar në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve.
Rast pas rasti bëhet kërkesa për deklasifikim dhe kryhet. Institucioni ka edhe një aksion të vetin duke kryer deklasifikime në mënyrë më masive për t’i ardhur në ndihmë publikut.
Për sa i përket dokumenteve që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare, ka një proces më të gjatë ku marrim ndihmë edhe nga institucione apo specialistë të tjerë. Kemi një komision të brendshëm të deklasifikimit dhe procesi është kolegjial.
Për Martin Camajn po përmbyllim një proces të nisur prej kohësh. Nuk dua të nxjerr konkluzione, por ne kemi nxjerrë se dosja për të nuk është një bashkëpunim, por është një dosje e profilit të tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë, ose ka letra vetë të falsifikuara nga vetë sigurimi për Martin Camajn.
Një ndër dokumentet më pikante ishte fati tragjik i Barbara Orgockas, një grua polake që martohet me një shqiptar. Fati i saj dihet, ajo u akuzua për spiunazh dhe përfundoi keq. Ne gjetëm letrën në dosjen e saj që mamaja i shkruan diktatorit të asaj kohe ku i lutet për fëmijët dhe fatin e saj.
Ne po bëhemi gati për klubin e librit dhe kemi librin e Drita Çomos, fati i saj dhe familjes ishte tragjik. Fati e goditi me një sëmundje të pashërueshme dhe ajo tregon mungesën e kontaktit me familjen në mënyrën e saj rinore.
Të bën përshtypje të thellë që dosja u hap për të në moshën 16-vjeçare. Ka një urrejtje të hapur që në fillim ndaj saj në dosje. Mënyra si e komentojnë, tregon për një situatë jo njerëzore, si në spital edhe në shoqëri”, u shpreh ajo mes të tjerash.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /news24
ObserverKult
Lexo edhe:
EDMOND TUPJA RRËQETH ME RRËFIMIN E TIJ: “DJALI S’DO JETOJ KUR TË IKIM NE, KA KATËR VJET PA DALË NGA SHTËPIA”
Nga: Ben Blushi
Mond Tupen e shof çdo mëngjes te rruga e shtëpisë sime. Pi kafe.
Ç’bën gjithë ditën, i thashë
Dal pak, punoj, bëj pazaret dhe pastaj me djalin
Dukesh mirë, i thashë, sa kile je?
Jam dy nën peshë, tha Tupja,
Nuk ha, e pyeta
Bëj ushtrime tibetiane, tha
Ça janë këto ushtrimet tibetiane?
Lëvizje trupore që bëjnë murgjit tibetianë, jam me hernie diskale
Nga kompujteri, i thashë
Nga Enver Hoxha, tha Tupja, kam përkthyer mijëra faqe të tij në frengjisht
Je nga Elbasani?
Po, tha Tupja, jemi kushërinj
Nuk di të jemi kushërinj, i thashë,
Ne dhe Shuteriqët i kishim shtëpitë ngjitur në Kalanë e Elbasanit,
Pse po ti kesh shtëpitë ngjitur je kushëri, e pyeta
Diçka duhet të jemi, tha Tupja, se jemi dhe çifutë
Pse jemi çifutë, e pyeta
Pse ti nuk e di, tha Tupja
Nuk di që jam, i thashë, siç nuk di që nuk jam
E ka thënë Evla Çelebiu në kronikat e tij
Çfarë ka thënë Evla Çelebiu?
Që Elbasani ka çifutë që janë kthyer në të krishterë dhe tani quhen marranë
Ça janë marranët?
Marranë i thoshin në Mesjetë çifutëve që ikën nga Spanja dhe Portugalia dhe vazhduan të ndjekin ritet e tyre në fshehtësi megjithëse u konvertuan në krishtërim. Marranë vjen nga fjala derr në spanjisht
Pra nëse jemi çifutë kemi qenë derra, i thashë
Janë disa familje në Elbasan, Shuteriqët, Budat, Popat çifutë sefarditë
Nga dallohen çifutët, e pyeta
Nga veshët, tha Tupja, shifi veshët e mi janë të bashkuar
I shof, thashë unë
Prit ti shof dhe ty si i ke
Shifi, thashë unë
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult