Dosja e “Zdrukthit”: Si ndiqej hap pas hapi Ibrahim Rugova nga Sigurimi i Shtetit

Ashtu siç e kishte njoftuar disa kohë më parë, në Arkivat e Sigurimit të Shtetit, Blendi Fevziu zbuloi dosjen e Ibrahim Rugovës, të cilin për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist e përgjoi në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri.

Kjo është dosja sesi Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, edhe pse ai ka bërë dy vizita në Shqipëri në atë kohë. Ky është një nga shembujt tipik sesi ndiqte Sigurimi. Dosja 80 84. Është dosje ndjekjeje… ndiqej Ibrahim Rugova”, tha gazetari.

Ai po ashtu lexoi edhe pjesë nga dosja, mes të cilave edhe ndjekjen gjatë kohës që Rugova ndodhej në Shqipëri. Për të Sigurimi i Shtetit kishte pseudonimin “Zdrukthi”.

“Mbi survejimin e objektit jugosllav, Ibrahim Rugova, i cili do të njihet me pseudonimin Zdrukthi. Në orën 07:00, filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga hotel Dajti. Në orën 09:10 objekti doli nga hotel Dajti dhe pas orës 13:00 u pa përsëri përpara hotel Dajtit i shoqëruar nga objekti “Çekiçi” dhe një kosovar tjetër pjesëtar i grupit dhe të tre së bashku kalojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit, sheshin Skënderbej dhe në orën 21:15 futen në Pallatin e Kulturës.

Pas 0.2 minutash u panë të ulur në sallën shkencore Nr 2. Në datën 22.03 në orën 06:30 filloi survejimi në pritje të dalje së objektit nga hotel Dajti. Në orën 09:10 objekti doli nga hotel Dajti. Dhe pas 2 minutash u pa tek monumenti Le nin i shoqëruar nga objekti Çekiçi dhe kaloi përpara bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Në orën 13:25 objekti doli nga hotel Dajti dhe pas 1 minute u pa para hotelit në objektin Sharra dhe kalojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit”, lexoi mes të tjera Fevziu nga dosja në fjalë./Klan/


Lexo edhe:

ÇKA THOSHTE IBRAHIM RUGOVA PËR KARAKTERIN, NATYRËN E LETËRSISË…

ObserverKult