Dostojevski: Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë?

thenie të dashurosh dostojevski quotes
Fjodor Dostojevski

Nga Fjodor Dostojevski

“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua?
Ku e varrose kohën tënde më të mirë?
Ke jetuar apo jo? Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë.
Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja.
Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”

*Nga: “Net të bardha”, Fjodor Dostojevski

————————–

ObserverKult

RRËFIMI JETËSOR I ALBRIGHT: VITET JANË VEÇ NUMRA…

Kur Albright u emërua Sekretare e Shtetit rrëzoi konceptet mbi atë që do të thoshte të ishe një “burrë shteti”. Jo më pak për shkak të faktit, që Albright ishte gruaja e parë që merrte këtë post në historinë e SHBA.

Inteligjenca, këmbëngulja dhe humanizmi i Albright në trajtimin e çështjeve të politikës janë tashmë të njohura.

Libri i saj me kujtime “Ferri dhe destinacione të tjera”, përshkruan të gjitha aktivitetet e saj publike dhe private.

Albright në moshën 82-vjeçe, ka folur në këtë intervistë mbi jetën si lektore në universitet, parimet e diplomacisë së mirë, problemet e globalizimit dhe teknologjisë, dhe pengun që ka në lidhje me 3 vajzat e saj…

Çfarë ju nxiti ta titulloni librin tuaj të fundit “Ferri dhe destinacione të tjera”?

E kam bërë këtë për 3 arsye. Së pari, gjithçka që duhet të bëni sot është të shihni lajme. Nëse nuk zgjohemi shpejt dhe fillojmë t’i bëjmë gjërat ndryshe, Ferri është pikërisht aty për ku jemi drejtuar. Arsyeja e dytë, ka të bëjë me një thënie që mund ta keni dëgjuar: Në Ferr ka një vend të veçantë për grate, që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën. Arsyeja e tretë, është se titulli ideal mund të ishte “Parqet dhe rekreacioni”, por ai është përdorur tashmë.

Intervistën e plotë e gjeni KETU

ObserverKult