Dostojevski: Pa marrë parasysh vështirësitë, duhet të mbetesh njeri

thenie të dashurosh dostojevski quotes
Fjodor Dostojevski

Nga Fjodor Dostojevski

“..Vëlla! Nuk jam i dëshpëruar dhe nuk jam shkurajuar. Jeta është kudo, jeta është brenda nesh, jo jashtë. Do të ketë njerëz pranë meje, dhe të jem një qenie njerëzore midis njerëzve, të mbetesh njeri përgjithmonë, pa marrë parasysh se në çfarë rrethanash je, të mos të shtohet dëshpërimi dhe të mos shkurajohesh, kjo është jeta, është detyra e saj. E kam pranuar këtë. Kjo ide ka hyrë në mishin dhe gjakun tim …

Koka që krijon, jeton jetën e lartësuar të artit, që pranoi dhe u mësua me kërkesat më të larta të shpirtit, ajo kokë tashmë është prerë nga shpatullat e mia … Por mbetet tek unë, zemra dhe i njëjti mish dhe gjak që gjithashtu mund të duan, të vuajnë, të ndjejnë keqardhje, dhe mos harro, edhe kjo është pjesë e jetës!”

(Fragment nga letra drejtuar të vëllait pak orë pas anulimit të dënimit me vdekje më 22 dhjetor 1849/ Në shqip nga: Granit Zela)

ObserverKult


thenie të dashurosh dostojevski quotes

Lexo edhe:

DOSTOJEVSKI: JA PSE VEPRËN TUAJ DUHET TA SHIHNI ME SYRIN E SHKENCËTARIT…

“…Kush ngre dorë kundër ‘lëmoshës’ që i jepet një njeriu, ky ngre dorën kundër natyrës njerëzore, përbuz e nënçmon dinjitetin vetjak të individit.

Kuptimet “lëmoshë shoqërore” dhe liri e individit janë kuptime të ndryshme por, aspak nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

E mira e veçuar do të ekzistojë sa të jetë jeta sepse, është një kërkesë e individit, është një kërkesë jetësore e ndikimit të drejtpërdrejtë të një individi mbi një individ tjetër…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU