“Drama e një nëne të marrë”/ Plaku: Bazuar në histori reale të ’97-ës, Hajrie Rondo sa lexoi tekstin më telefonoi menjëherë

Dramaturgu dhe shkrimtari, Odise Plaku ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për veprën e rëndësishme të karrierës së tij, “Drama e një nëne të marrë”, të cilën e ka vënë në skenën e Teatrit Bylis me aktoren e ndjerë Hajrie Rondon në vitin 2005.

Ai ka zbuluar se aktorja sapo e lexoi monodramën për herë të parë, donte që të ishte ajo që do ta vinte në skenë dhe kështu ndodhi.

Sakaq, Plaku theksoi se kjo pjesë është bazuar në një histori reale të ndodhur në vitin 1997 dhe përmes nënës jep mesazhe të forta universale.

“Ka qenë një moment i veçantë kur ne kemi vendosur të bashkëpunojmë për të vënë në skenë ‘Klithma e një nëne të marrë’. Pohuam së bashku që në vitet ’97 kjo dukuri ka marrë përmasa të egra dhe ka qenë shumë dramatike, domethënë ka qenë e përshkallëzuar dhe ky fenomen ka goditur me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë.

Diku rreth kësaj periudhe, duke qenë se kam punuar për shumë vjet mësues letërsie, kam pasur lidhje shumë të ngushta me nxënësit e mi dhe kam shkruar “E marra e qytetit tim” dhe një ish-nxënësja ime ka konkuruar me këtë pjesë dhe ka qenë shokuese për atë kohë, pasi ka qenë trajtimi i parë për këtë çështje.

Ndërsa, vite më vonë në 2005, unë kam shkruar për personazhin e Samantës, e cila arrin të kthehet në Shqipëri. Edhe një miku im, aktori Dritan Borici teksa e lexon në mënyrë rastësore, më thotë ke një monodramë shumë të bukur. Unë as që isha fokusuar te monodrama ndonjëherë, isha te poezia, tregimi, novela. Dritan Borici ka qenë njeriu i parë që më ka orientuar drejt dramaturgjisë.

Kam dashur që kjo nënë mos të ishte ajo që gjithë kohën vajtonte, një nënë e cila mund të endej në ato ditët e saj të priste t’i thoshte dikush një thashethem.

Jo, unë doja që personazhi që do e drejtonte në skenë të ishte një grua e fortë, një grua me karakter, e cila dinte dhe të qante, të qeshte, të egërsohej dhe të rebelohej.

Syrin e kam pasur te Hajrie Rondo. Sapo e kishte lexuar në një kohë të shkurtër, më merr në telefon dhe më thotë këtë vepër e dua unë.

Është bërë e mundur që brenda ditës dhe me komunikimin e regjisorit Met Xhelili është krijuar treshja jonë dhe arritëm ta sillnim në Teatrin Bylis”, u shpreh dramaturgu.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abc.news.al

ObserverKult


rrahman dedaj
Rrahman Dedaj

CIKËL POETIK NGA RRAHMAN DEDAJ: KALORËSIT E ERËRAVE

Ju ftojmë të lexoni ciklin poetik “Kalorësit e erërave” të Rrahman Dedajt, shkëputur nga libri “Koha në unazë”, botim i Rilindjes (1980).

Rrahman Dedaj: Kalorësi i erërave

(Kënga e parë)

Harfën e barit zgjojnë dhe i thërrasin erërat
Zgjojnë balerinat e dheut, e mbërrijnë diellin
Dhe i djegin gishtat në maje të luleve,
e thërrasin shiun – bëhen flutura mbi trëndafile
Edhe emrat ia shkruajnë secilës ditë në ballë,
Ndërsa koha pikon dritë mbi flokët e tyre prej bari.
Ujëvaret derdhen mbi ëndërra – ato flasin gjuhën
E plumbit dhe shndërrohen në lule.
Ata secili ia falin nga një pjesë të bukurisë së vet
Dhe bëhen ylbera të shkurtuar kur shiu
Na i lag zemrat Malli na puth me buzët e flakës.
Këta nuk janë zogj që ndalin fluturimin në degë
Nuk i ka dehur bukuria magjike e blerimit
Dashuria jonë flen mbi flokët e tyre prej bari
Dhe fluturon përtej kohës së dashuruar
Në bukurinë magjike të gjakut dhe vdekjes
Kur prekim bukurinë e tyre me gishta
Zgjohet kënga që na përcjell prej lindjes
Ndërsa ata bëhen kandila mbi krerët e këputur
Që shkruan historinë e përrallave të kuqe.

(Kënga e dytë)

Deshta ta gjej vetëm një fjalë t’artë për betejë
Në këtë varg nuk ndahet marshi i tyre
As karvani i shkurtuar nuk vdes.
Kalorsit e erërave i kanë puthur edhe fushat
e fëmijëve tanë

Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult