
Ka dalë nga shtypi drama “Hasan Prishtina” e autorit Adem Zhitopotoku, një vepër letrare që i kushtohet njërit prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë shqiptare, botuar nga Shtëpia Botuese Littera.
E ndërtuar si dramë historike, kjo vepër trajton jetën, veprën, angazhimin politik, sfidat dhe kontradiktat e kohës së Hasan Prishtinës, duke u mbështetur në fakte historike dhe një lëndë të pasur dokumentare, të shndërruar mjeshtërisht në art letrar.
Me një galeri të gjerë personazhesh dhe tipizim të thelluar karakterial, drama sjell një pamje panoramike të realitetit historik dhe moral të kohës, duke ndërthurur natyrshëm vizuelitetin jetësor me atë fiksional.
“Hasan Prishtina” vjen si një kontribut i veçantë në letërsinë dramatike shqipe dhe një ftesë për lexim, reflektim dhe rikthim te historia jonë.
ObserverKult






