Drejtori i Arkivës: Ja pse e publikuam dokumentin sekret që tregon sasinë e floririt që mori me vete Zogu

Drejtori i Arkivës, Ardit Bido thotë se dokumenti sekret ku tregohej sasia e floririt që kishte marrë me vete Mbreti Zog pas largimit nga Shqipëria në vitin 1939, u publikua pasi tanimë ishte studiuar nga arkivistët.

Në emisionin “Now” Bido u shpreh se në këtë dokument, një qytetar shqiptar i raporton milicisë fash iste, sasinë e floririt që kishte marrë Mbreti Zog. Informacion ky, bazuar në informacionin e palës greke, pasi ky i fundit kishte kaluar kufirin.

Sipas Bidos, arkivat promovojnë vazhdimisht dokumente dhe shtoi se në këtë institucion, ka ende dosje që nuk janë hapur.

“Ne botojmë dokumente çdo ditë, është pjesë e promovimit tonë dhe nuk ka asnjë arsye konkrete përse një dokument del në një moment apo në një moment tjetër. Arkivistët tonë, gjatë punës së tyre të përditshme, shohin dokumente që janë pak të studiuara ose aspak të studiuara. Ka me mijëra dosje në arkivë që nuk janë hapur kurrë nga studiuesit që në çastin që janë përpunuar.

Rrjedhimisht, para pak ditësh është botuar ky dokument në vazhdën e promovimit tonë. Bëhet fjalë për një dokument, ku një qytetar shqiptar me emrin Gjon Lusha, i raporton milicisë fash iste se sipas informacioneve të marra nga pala greke, kur Mbreti Zog kaloi kufirin e Kapshticës për në Greqi, kishte një sasi prej 250 mijë napolona ari me vete. Listohen edhe shifra që kishin edhe të tjerë personalitete që shoqëronin Mbretin Zog”, theksoi ai./ euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

LEKA ZOGU KËRKOI NUSE NË FAMILJEN MBRETËRORE AFGANE, E REFUZUAN- HISTORIA E RRALLË E TREGUAR NGA MBESA E PRINCESHËS

Nga Auron Tare

Ajo që doja të ndaja në këtë tregim të shkurtër është se Saira Shah vjen nga një linjë e afërt me Familjen Mbretërore Afgane, megjithëse kishte lindur dhe ishte rritur në Londër. Me të qeshur më tha që nëse Halla e saj do të kishte pranuar propozimin e Princit Shqiptar Leka, sot mund të kishim një dinasti të re Shqiptaro-Afgane. Historia ishte mjaft interesante.

Dukej se ishte koha kur Leka i Shqipërisë i vendosur në Spanjë po përpiqej të gjente një kandidate të mundshme me gjak mbretëror për të lidhur një krushqi dinjitoze.

Ndoshta përpjekjet e tija nuk kishin dhënë rezultat dhe ndonjë i njohur i kishte treguar se në Londër gjendej një princeshë afgane që vinte nga një familje e rëndësishme me gjak Mbretëror. Saira i kujtonte mjaft mirë përgatitjet që familja e saj kishte bërë për të pritur Princin e Shqipërisë në rezidencën e tyre në Londër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult