Dritëro Agolli: Diçka mungon

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Kam qejf t’i le foletë e mia,
Të shoh dikë në sy, të pres-
Të zhdukem fare nga shtëpia,
Diku të shtrihem dhe të vdes;

Të shkoj ku flasin me poetët
Veç zogjtë e pyllit domosdo.
Dikush mungon në këtë jetë,
Që të më thoshte: “Hajt, jeto!”