Balada ime shkruar vitesh
Pas llambës dhe kandilit,
Në çaste malli do fanitesh
Me vesën e tërfilit.
Nga strofat gdhendur radhë-radhë
Si gurët e shtëpisë
Do derdhin rrokjet lot të valë
Mbi ëndrrën e rinisë.
Nga brenda vargjeve të tua,
Ku zemra ime mbeti,
Do ngrihet si një zgjim për mua
Çibuku i tim eti.
*Nga: “Baladë për tim atë dhe për vete“
ObserverKult
Lexo edhe: