Dritëro Agolli: Ti çele herët, moj bajame!

E, dhembje kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Do jetë mëngjes dhe unë do vij patjetër.
Mbi xhaketën time do kenë rënë petale
Nga lulet e kumbullës së vjetër,
Nga lulet e thanës së thartë.

Aherë ti s’do jesh zgjuar akoma.
Unë do them emrin tënd në xhame
Dhe do vërshëllej të dashurën këngën tonë:
“Ti çele herët, moj bajame!”

Do vërshëllej ngadalë-ngadalë
E s’do prish gjumin tënd të bukur,
Do bien mbi mua petale
E do ulet në sup një flutur…

E, kur sytë të hapësh, do shohësh
Romantikun e përjetshëm në xhame
Dhe këngën e dashur do njohësh:
“Ti çele herët, moj bajame!”

ObserverKult