Dritëro Agolli: Lermë t’i shoh plantacionet e trupit tënd…

dritëro agolli

Lermë t’i shoh plantacionet e trupit tënd;
Jam bujk i veçantë e si bujk më vjen mirë:
Dy buzët, qershitë me lëng,
Ku hesht një mall, një psherëtirë.

Lermë t’i shoh plantacionet e trupit tënd,
Të mbjellat aq të begata:
Dy kodrat e gjoksit që të lënë pa mend,
Luginën mahnitëse mes kofshëve të bardha.

Lermë t’i shoh plantacionet e trupit tënd:
Fushëzën joshëse nën këmishë,
Në mesin e fushës cipëz argjend
Gropkën kërthizë…