Dritëro Agolli: Mbase një trokitje e gabuar…

E, dhembje kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Gabuat, moj zonjëz e brishtë!
Po ç’doni, ç’trokisni tek unë?
Këtu s’kam as zjarr, s’kam as dritë
Dhe dridhem si qeni në lumë.

Më thoni, ç’të bëj unë i shkreti,
Me ju në errësirën e ftohtë?
Nga erdhët s’e di e ç’ju gjeti,
Ta rrihni me grusht këtë portë?