Dritëro Agolli: Vunë ministër një gomar…

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Është parë s’është parë
Vunë ministër një gomar

Gjindja tha: Goxha ministër
Me samar e me kapistër

Ç’iu qep mëzi, ç’iu qep kali…
Eh, gomar, ç’të polli halli!

Dhe kërriçi prêt një qoshe
Tok me pelën kuqaloshe…

Por një cep kërkon dhe mushka
Ndryshe zemërohet krushka

Në katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojnë, me nder qytetit!

Se katundi pa gjë s’ngeli
Boll janë: lopa, qeni, gjeli…

Titulli i origjinalit “Nepotizem”

ObserverKult