Dritëro Agolli: Pse nuk shkruaj drama

dritëro agolli

Kjo jetë as nuk i qaset fare dramës,
Dhe dramën nuk e vlen vërtet njeri.
Sot flet e Ëmë e Zeqos majë Thanës,
Nga thana bën me botën komedi.

Tani hamletët ikën larg nga drama,
“ Të rrosh a të mos rrosh”- njeri s’bërtet .
Po veç e Ëmë e Zeqos flet nga Thana
Dhe zërin ia dëgjon një parlament .