Dritëro Agolli siç nuk e keni parë kurrë (Foto)

Në këtë album fotografik, me foto që janë shumica “të panjohura” më parë, keni mundësi të bëni një “ekskursion” në jetën e gjatë dhe plot kuptim të Dritëro Agollit, shkrimtarit të madh.

Nuk do kishte ciceron më të mirë për këtë jetë, sesa fotot e tij të pabotuara si nxënës në gjimnazin « Asim Zeneli » të Gjirokastrës, në Universitetin e Shën Petërburgut, mes fshatarëve në një gomar apo kalë, me shkrimtarët me të cilët ndau karrierën, por dhe debatet njerëzore dhe profesionale, me politikanë të regjimit, por dhe të kohës së sotme… transmeton ‘konica.al’.

—————————————-

LEXO EDHE: ENVER HOXHA SI SHOKU ZYLO? VAJZA E DRITËRO AGOLLIT ZBULOI SKICËN E TË ATIT (FOTO)

Janë të paktë ata që nuk e kanë lexuar, apo që nuk e dinë esencën e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Një roman satirik në kohën e diktaturës që përshkruan personazhin e Shokut Zylo si një nëpunës i sistemit komunist.

I shkruar nga Dritëro Agolli nën sistemin diktatorial të Enver Hoxhes, nëpërmjet shokut Zylo shpërfaqet një mediokritet i thellë në strukturat burokratike shtetërore. Në kohët më të mira të tij ai shkëlqen edhe pse shumicën e kohës jo me meritën e tij. Por kur atij i fillon rënia ai gradohet edhe më lart. Personazhi tjetër kryesor, që vihet edhe në rolin e rrëfimtarit në roman, është Demka. Një nëpunës i thjeshtë, i cili i bindet dhe e ndihmon Zylon për çdo gjë.

Por kë përfaqësojnë në realitet këta dy personazhe? Për vite me radhë, edhe në kohën e diktaturës ata janë vlerësuar thjesht si burokratë të sistemit. Të cilët çajnë përpara jo për meritë të tyren dhe ata persona të talentuar. Që nuk bëjnë asgjë tjetër thjesht janë vënë në shërbim të të paaftëve. Duke e ndihmuar ata që të ngjisin shkallët e karrierës.

Mirëpo, vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli, ka postuar në Facebook kohë më parë një skicë ku dallohen dy personazhe. Të vizatuar nga vetë autori i romanit, si edhe një datë 16 tetor. Pikërisht data e lindjes së diktatorit Enver Hoxha…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU