Dritëro Agolli: Të mori malli?

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Poezi nga Dritëro Agolli

Të mori malli për mua një ditë në paqe?
Ah, lëre mallin e varfër të qetë!
Të vjen në mend në qytet ajo kafè
Ku hynin artistë e poetë.

Ti kishe këmbë të bukura shumë
Nga këmbët e tua djemtë lajthisnin
S’do mend që lajthitja dhe unë
Si gjithë ata që të prisnin.

Vërtet të mori malli për mua
Mos eja!….Lëre mallin të fjetur
Tani unë u plaka dhe kafet e vjetëra më s’i dua
Pastaj as nga këmbët e tua s’di ç’ka mbetur…

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

“DO TË VIJ TË TË VIZITOJ ME HELIKOPTER”, ÇFARË SHKRUANTE DRITËRO AGOLLI NË DITAR PËR XHEVAHIR SPAHIUN

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor :

Tekstin e plotë e gjeni KËTU