Dritëroi për rusen Nina dhe birin Arianin: Drama ime më e madhe intime!

dritëroi

Dritëroi për Ninën dhe Arianin
Fakte jetësore …

Bija e Dritëro Agollit, Elona, ka ndarë me lexuesit disa kujtime të të atit ku ai flet për gruan e parë Ninën dhe të birin Arianin.

“ Në 1955 kisha rënë në dashuri dhe u martova me një grua të bukur dhe të mirë Nina Novikovën. Ishte nga një familje nga Leningradi. Kishte dy vëllezër dhe dy motra. Nina qe vajza e tretë. Babai i Ninës qe një profesionist që merrej me ndërtime të mëdha. Nëna- një grua e urtë.
Nina studionte për gjuhë angleze. Kur u martuam, bëmë një dasëm ruse, ku babai i Ninës piu shumë. Ai pinte vazhdimisht shumë. Gjetëm një dhomë të vogël me qera.
Në 25 shtator 1956 na lindi djali i parë. Kur Nina doli nga materniteti, unë e quajta djalin me emrin shqiptar Arian. Nina nuk kundërshtoi. I jati i Ninës dhe unë u bëmë tapë, duke pirë vodkë nga gëzimi.
Me Ninën dhe Arianin u ktheva në atdhe në 1957. Nina punoi si mësuese e anglishtes në shkollën “ Partizani” të kryeqytetit. Qe një grua inteligjente. Mësoi mirë gjuhën shqipe, por pa harruar akcentin rus.
Në verën e vitit 1964, për shkak të klimës politike të çmendur midis Shqipërisë dhe BRSS, Nina me djalin u larguan përgjithmonë në Rusi .
Djali qe shtatë vjeç. Fliste shqipen shkëlqyeshëm .
Mora një makinë nga puna, nga “ Zëri i popullit” dhe i përcolla së bashku me vëllain tim.
Nuk mund të them dot asnjë fjalë. Një dramë e vërtetë. Drama ime më e madhe intime.”

ObserverKult

Lexo edhe:

“DO TË VIJ TË TË VIZITOJ ME HELIKOPTER”, ÇFARË SHKRUANTE DRITËROI NË DITAR…

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor:

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult