reklamë

Dua ata që dinë të heshtin nga frika se mos të lëndojnë…

Foto ilustrim

Nga Natascja Di Berardino

Jetojmë të rrethuar nga injoranca dhe arroganca. Një garë e trishtuar, ku fiton ai që ulërin më fort, duke vjellë fjalë e fjalime pa përmbajtje dhe pa ndjenja.
Nuk më përket kjo epokë e dukjeve boshe dhe e shpirtërave prej plastike. As unë nuk i përkas asaj. Unë vazhdoj të dua ata që njohin
peshën specifike të fjalëve, pafundësinë e fshehur në një gjest, brishtësinë e mbrojtur në heshtje. Dua ata që dinë të heshtin nga frika se mos të lëndojnë. Dua ata që dinë të të mbrojnë, edhe duke rrezikuar vetminë. Dua njerëzit e mirë. Ata me të cilët ulesh pranë detit pa thënë asgjë, pa turp nga lotët që përzihen mes erës dhe dallgëve. Përqafoj ata që kanë ndrojtje të flasin. Sepse unë mund të bëhem zë.
Sepse di të jem heshtje.

ObserverKult


Lexo edhe:

Sabit Rrustemi: Tri variantet e një poezie për 11 marsin e vitit 1981