Dua Lipa me koncert në Tiranë?! Erion Veliaj publikon foton: Diçka po gatuhet…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm në botë. Dua ka arritur të fitojë disa çmime këtë vit, si artistja e re më e mirë, artistja më e nominuar në “Brit Awards 2021” etj.

Për të gjithë fansat e këngëtares në Shqipëri ka një lajm të mirë ose të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj publikoi një imazh ku shihej krah Anesës, nënës së Duas dhe krah Dukagjinit babait të këngëtares me origjinë shqiptare.

“Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin Lipan dhe Anesa Lipan. Qëndroni gati”,- shkroi Erioni.

ObserverKult