Dua Lipa është në mesin e yjeve të muzikës që do të performojë në “Glastonbury Festival” në verë, raporton BBC.
Përkundër koronavirusit, nuk është paralajmëruar se do të do anulohet festivali, transmeton Koha.net.
Më shumë se 90 yje të muzikës do të performojnë në edicionin e 50-të të Glastonburyt që është paraparë të mbahet më 24 qershor në Somerset.
Taylor Sëift, Kendrick Lamar, Lana Del Rey e Sir Paul McCartney janë disa prej yjeve të tjerë që pritet të performojnë.
Kujtojmë se koronavirusi deri më tani ka prekur disa festivale e ngjarje kulturore, duke bërë që shumica prej tyre të shtyhen.
Raportohet se për edicionin e 50-të të Glastonburyt janë shitur mbi 175 mijë bileta.