Një grup dublinasish të sotëm, të cilëve James Joyce u kushtoi dhe një kryevepër, romanin “Dublinasit” po fillojnë një aksion për kthimin e eshtrave të shkrimtarit të famshëm të tyre, James Joyce, të varrosur në Zurich, larg nga kryeqyteti irlandez, pra larg nga qyteti që ai i pati si subjekt në veprat e tij.
Këshilli i Qytetit në Dublin, gjithashtu përgjegjës për rrethin Rathgar, në të cilin lindi romancieri dhe poeti i famshëm në 1882, mbështeti propozimin, duke autorizuar kryetarin e saj që të kërkojë nga qeveria irlandeze të kthejë eshtrat e Joyce-it nga Zvicra.
Qëllimi është “t’i japim një mirënjohje zyrtare një personi që ne nuk e treguam atë kur ishte e nevojshme në të kaluarën”, tha këshilltari Dermot Lacey, i cili bëri propozimin.
Qeveria irlandeze, e cila në kohën kur Joyce jetonte dhe punonte nën ndikimin e fortë të Kishës Katolike, nuk pranoi të kthejë trupin e James Joyce në atdhe pas vdekjes së tij në janar 1941, e kjo për shkak të kritikave të ashpra që ai kishte ngritur kundër institucionit të kishës.
Lacey tha që ai po përpiqej të lidhej me të afërmit e Joyce dhe se ai do t’i plotësonte dëshirat e tyre sidoqoftë.
James Joyce vdiq në moshën 58 vjeç. Ai u varros me gruan e tij, Nora Barnacle dhe anëtarët e tjerë të familjes në Varunet Fluntern në Zurich.
100-vjetori i “Uliksit”
Ndjekësit e tij bënë thirrje që eshtrat e poetit të kthehen në Irlandë me kohë, në mënyrë që, në shkurt të vitit 2022, të përkujtohej 100-vjetori i botimit të veprës me të cilën ai njihet më së shumti në botë, “Uliksi”.
Edhe pse ai e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në kontinent, shumica e veprave të tij më të famshme, së bashku me “Uliksi” apo dhe “Dublinasit”, flasin për kryeqytetin irlandez.
Kryevepra e Joyce-it, “Uliksi” botuar në Paris në 1922, por u ndalua në Irlandë.
29 vitet e fundit të jetës së tij, Joyce ka jetuar jashtë Irlandës.
Eshtrat e një poeti tjetër të madh irlandez, poetit William Butler Yeats, u kthyen në Irlandë në vitin 1948, pas vdekjes së tij në Francë nëntë vjet më parë. /tesheshi.com