Duhet të ndjesh trishtimin dhe dhimbjen, në mënyrë që të kuptosh vlerën e vërtetë të lumturisë

faji im mos zemrën musa vyshka
Foto ilustrim

Nga: Sabrina Ferri

– “Dy gramë lumturi, të lutem”.
– “Më vjen keq, zonjë, por këtu nuk shesim lumturi”.
– “Kuptoj. Di gjë se ku mund ta ble?”
– “Provo të pyesësh pak më tutje, tek ai dyqani në fund. Zoti Fat di që e ka shitur dikur”.
– “Faleminderit!


– “Ju jeni zoti Fat?”
– “Po, unë. Si mund t’ju ndihmoj?”
– “Më duhen dy gramë lumturi, të lutem”.
– “Ah, më vjen keq, nuk shes lumturi”.
– “Dhe përse jo?”
– “Sepse lumturia nuk shitet dhe nuk blihet”.
– “Po, por unë kam nevojë për të. Duhet ta siguroj sa më parë dhe e di që ju jeni i vetmi që mund të më ndihmoni”.
– “Jua përsëris, unë nuk shes lumturi. Vetëm mund ta dhuroj”.
– “Atëherë ma dhuro”.
– “Kushton 100 gurë”.
– “100 gurë? Ku mund t’i gjej unë në këtë orë 100 gurë? E si mundet të ngrejë një vajzë si unë 100 gurë?”
– “Shihni e bëni. Kur të sillni gurët, do t’ju jap lumturinë”.


– “Merrini gurët tuaj. Ishte një lodhje e tmerrshme t’i siguroja e t’i sillja deri këtu. Kishte dhe momente, kur mendoja se nuk mund t’ia dilja dot mbanë”.
-“Por ja që ia dolët. Ja ku e keni lumturinë tuaj”.
– “A mund të të pyes se pse më kërkuat gjithë këta gurë?”
– “Shumë persona mendojnë se lumturia është një zgjedhje e thjeshtë, sikur të shkosh në një dyqan, ta duash lumturinë dhe ta blesh. Nuk je i lumtur? Atëherë është faji yt, pasi lumturia gjendet në gjërat e thjeshta. Kjo është ajo çfarë besohet. Mendohet se mjafton ta bindësh veten se je i lumtur për të qenë i lumtur. Por lumturia është diçka ndryshe, më e thellë, është një fitore e madhe, fundi i një mali të ngjitur me mund, fruti i një lodhjeje të madhe të kaluar përmes dhimbjes. Gurët nuk janë gjë tjetër, veçse rruga juaj drejt lumturisë, zonjë”.
– “Po pse nuk kërkuat vetëm një gurë, apo dhjetë të tillë?”
– “Sepse për të gjetur dhe ngritur pak gurë të duhet vetëm një ditë, ndërkohë që për të sjellë 100 të tillë, të duhen shumë ditë”.
– “Çfarë do të thotë kjo?”
– “Do të thotë që trishtimi, dhimbja, inati, kanë nevojë për më shumë ditë që të dëgjohen dhe kuptohen. Në një ditë mund t’i lësh mënjanë këto ndjesi dhe të ndjesh vetëm lumturi, por të duhen shumë ditë të tjera për të ndjerë trishtimin dhe dhimbjen, në mënyrë që të kuptosh vërtet vlerën e lumturisë”./(bota.al)


Lexo edhe:

“PËR ÇDO PERSON QË LARGOHET NGA KJO JETË, DASHURIA E TIJ MBETET PAS… AJO MBETET PËRGJITHMONË”

mungesën tende, poezi