Duhet të vijë dikush t’i mësojë burrat s’i prishen urat… poezi nga Sokrat Habilaj

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Poezia “Sa kohë” nga Sokrat Habilaj

Sa kohë ndodhë që dashuritë e mëdha,
Të gjithë burrat shpesh i lexojnë keq.
Sa kohë që ju shfaqet e plotë në krah,
Nisin ta ndajnë në grimca, veç e veç.

Sa kohë që me kaçurrelat e një tjetre,
A dhe me ca sy pa lidhje, bëjnë flirt.
Sa kohë s’i mendojnë te një e vetme,
Burrat s’dinë t’i lexojnë as tradhtitë.

Duhet të vijë dikush, ndryshe nga ata,
T’i mësojë burrat dhe s’i prishen urat.
Në sillen fëmijë në dashuritë e mëdha,
Po të paktën le të tradhtojnë si burrat.

ObserverKult

Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: MOS SHKRUAJ VARGJE DASHURIE PËR MUA!