Numërimi prapa ka filluar për eventin më të madh muzikor në Evropë.
Në Eurovisionin e sivjetmë, Shqipëria përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.
Kënga po merr vëmendje të madhe dhe kritika pozitive nga faqet që merren me festivalin dhe fansat e shumtë.
Së fundmi, pas provës së parë që u zhvillua, “Duje” është votuar si paraqitja më e mirë.
“Kush e dha provën e parë më të mirë në Eurovision 2023 të martën e 2 majit?”, ishte pyetja në Wiwi Bloggs.
¼ e totalit të votave, mbi 1000 nga anketuesit online i ka marrë “Duje”.
Kujtojmë se Albina dhe familja Kelmendi performojnë në gjysmëfinalen e dytë. /Prive.al
Video:
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBINA KELMENDI MUND TË MOS MARRË PJESË NË EUROVISION, NË VEND TË SAJ ELSA LILA?
Albina Kelmendi ishte këngëtarja që fitoi Festivalin e fundvitit e që si rregull do të duhet të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.
Megjithatë thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në vend të saj do të jetë një artiste tjetër, këngëtarja Elsa Lila.
Një gjë të tillë e deklaroi dhe gazetari Klevis Mehaj i ftuar ne “Ditë e Re” tek RTV Ora.
Ai theksoi se një gjë e tillë është përfolur por ende nuk është konfirmuar.
Disa zëra thonë se nuk do të bëhet prezantimi në Eurovision i Albinës. Zëra janë këto, në bazë të burimeve që kam patur.
Albina fitoi festivalin por mendohet të jetë një artiste tjetër që do të na përfaqësoi në Eurovision. Lista ka dalë tanimë e që do të jetë ajo.
Deri më tani me kolegët që kam biseduar thonë që mund të ketë një artist tjetër që në momentin e fundit mund të bëjë prezantimin e Shqipërisë në Eurovision.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult