Duke u ndërtuar një market zbulohet vila romake

Arkeologët e Oksfordit kanë zbuluar një vilë romake, e cila ka një mozaik mahnitës.

Zbulimi ka ndodhur teksa po kryheshin gërmime për ndërtimin e një supermarketi në Buckinghamshire.

Arkeologët thanë se mozaiku ishte i përbërë nga pllaka të kuqe, të bardha dhe kaltër. Ky zbulim vlerësohet si i rëndësisë së madhe.

“Për shkak të vendndodhjes ku do të bëhej ndërtimi, ne kishim parashikuar të gjenim mbetje romake.Por një zbulim i tillë ishte totalisht jashtë pritshmërive tona.

Të jesh në gjendje të ruash mbetje të tilla, tregon për një punë të shkëlqyer”, u shpreh menaxheri i projektit të zbatuar nga arkeologët.

Pavarësisht këtij zbulimi, projekti për ndërtimin e supermarketit do të realizohet, por pa cenuar mozaikun.

ObserverKult


Lexo edhe:

ISHIN DUKE E ZGJERUAR DHOMËN E FËMIJËVE, POSHTË DYSHEMESË GJENDET NDËRTESA E KËRKUAR PREJ SHEKUJSH

Gjithçka filloi me dëshirën e dy fëmijëve për të pasur një dhomë më të bukur ku të luanin.

Por punimet, me shumë gjasa, kanë sjellë në dritë gërmadhat e një prej godinave më të kërkuara në historinë e arkeologjisë.

Fillimisht poshtë dyshemesë filluan të dalin tullat karakteristike romane, dhe më pas mermeri nga më të çmuarit e kohës, i ruajtur në mënyrë perfekte, me nuancat e tij të gjelbra.

Elementë që e kanë saktësuar datën e ndërtimit rreth vitit 1 para herës tonë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult