Dumas: Shkrimtari së pari duhet të kënaqë veten!

dumas:

Aleksandër Dumas-biri, tregon sekretin e suksesit të babait të tij

Një ditë një admirues i të jatit e pyeti Aleksandër Dumas (biri), se cili ishte sekreti i artit tërheqës të romancierit të madh.
-Ja, – u përgjigj Dumas (biri) – një herë, vajta në shtëpinë e tim eti.
Shërbëtori më tha se nuk mund ta takoja sepse ishte duke punuar.
Meqenëse kisha një punë me rëndësi e duhej ta takoja patjetër, u ul ta pres në një dhomë afër studios së tij.
Papritur dëgjoj një të qeshur të madhe. Nga e qeshura kuptova se babai nuk ishte vetëm dhe se nuk ishte e vërtetë që punonte. Hyra në dhomën e tij të punës dhe për çudinë time e gjeta vetëm dhe të dhënë krejt pas punës.
Atëherë e pyeta përse kishte qeshur. Ai më dha një copë letër të shkruar dhe më tha se pasi ta lexoja, do të kuptoja arsyen e të qeshurës.
-Ja sekreti i babait tim, – përfundoi Dumas (biri). – Për të kënaqur të tjerët, më parë shkrimtari duhet të kënaqë veten e tij.

Përgatiti: Albert Vataj

ObserverKult

Lexo edhe:

ALEXANDRE DUMAS: DALLIMI MIDIS TRADHTISË DHE PATRIOTIZMIT ËSHTË VETËM ÇËSHTJE DATASH…

– Ai që ka ndjerë pikëllimin më të thellë është më i aftë të përjetojë lumturinë supreme.

– Asnjëherë mos kini frikë nga grindjet, por kërkoni aventura të rrezikshme.

– Gruaja është e shenjtë; gruaja që ti e do është e shenjtë.

– Është e nevojshme të kesh dëshiruar vdekjen, për të ditur se sa mirë është të jetosh.

– Dallimi midis tradhtisë dhe patriotizmit është vetëm çështje datash.

– Si shpëtova? Me vështirësi. -Si e kam planifikuar këtë moment? Me kënaqësi.

– Jeta është një stuhi, miku im i ri. Do të zhytesh në rrezet e diellit një moment dhe do të copëtohesh në shkëmbinj në një tjetër. Ajo që të bën burrë është ajo që bën kur vjen stuhia.

– Të mësuarit nuk e bën njeriun të dijtur: ka nga ata që kanë dije dhe nga ata që e kanë të kuptuarit. E para kërkon kujtesë dhe e dyta filozofi.

– Për të gjitha të këqijat ka dy ilaçe – koha dhe heshtja.

– Si rregull i përgjithshëm, njerëzit kërkojnë këshilla vetëm për të mos e ndjekur atë; ose nëse e ndjekin, për të fajësuar dikë për dhënien e saj.

– Ka dy mënyra për të parë: me trup dhe me shpirt. Pamja e trupit ndonjëherë mund të harrojë, por shpirti kujton përgjithmonë.

– Gjithmonë kam pasur më shumë frikë nga një stilolaps, një shishe boje dhe një fletë letre sesa nga një shpatë ose pistoletë.

– Gjithmonë nxitojmë të jemi të lumtur…; sepse kur kemi vuajtur shumë, kemi vështirësi të mëdha të besojmë në fat të mirë.

ObserverKult