Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka prezantuar Raportin vjetor të punës, duke thënë se pavarësisht se ky vit ka qenë sfidues MKRS-ja ka arritur të zbatojë programin qeverisës.
“Viti 2020 ka qenë një vit sfidues për të gjithë ne por MKRS-ja ka arritur të zbatojë programin e saj qeverisës falë angazhimit të afërt të të gjithë drejtorëve”, tha ajo.
Tutje, Dumoshi ka falënderuar stafin dhe bashkëpunëtorët për punën e bërë gjatë këtij vitit, transmeton rtklive.
“Kisha kënaqësinë që secilin nga ju te falënderoj për bashkëpunimin e sinqertë gjatë këtij rrugëtimi shumë të rëndë. Ky vit ka shkaktuar dhimbje të madhe me ikjen e shumë njerëzve nga fusha e sportit, gazetarisë e kulturës në përgjithësi”, u shpreh ajo.