Pas Butrintit, nënshkruhet në Durrës memorandum i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit dhe AADF për hartimin e Planit të Menaxhimit të integruar për zonat arkeologjike A dhe B në Durrës. Por braktisja prej vitesh e kësaj zone i ka bërë skeptikë specialistët, ndërsa kostoja sesa do t’i kushtojë shtetit shqiptar implementimi i Planit të Menaxhimit nuk dihet ende
Pas Butrintit, nënshkruhet marrëveshje për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për Durrësin përkatësisht për zonat arkeologjike A dhe B në Durrës. Fillimisht ministrja e Kulturës, Elva Margariti, këtë iniciativë e ka bërë publike qysh në muajin mars të 2020-s.
“Projektet e mëdha të Ministrisë së Kulturës kalojnë nëpër sitet më të prekura në Durrës, kemi nisur punën për një projekti shumë më të madh, që nuk është vetëm në pjesët e dëmtuara në Amfiteatër, në mure e në Kala, por mbi të gjitha do të jetë një punë që do të çojë në Plani Menaxhimi të mirëfilltë, të një zone më të madhe, të Parkut Arkeologjik. Kjo formulë do i kthejë Durrësit atë hijeshi që ka pasur. Një formulë për qytetarët edhe për studentët që duhet të mësojnë mbi kombin e tyre”, u shpreh para tre muajsh, Elva Margariti.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar online gjashtë muaj pas prezantimit të draftit, “Planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit” , që për dhjetë vjet menaxhohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, transmeton ‘standard’.
Një vendim ky i marrë, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë, gjatë periudhës së pandemisë, në datë 10 prill të 2020 nga anëtarët e Këshillit Elva Margariti (ministre e Kulturës), Gjet Ndoj (drejtor i pol.të zhvillimit të kulturës pranë MK), Kozeta Angjeliu (dr, i Zhv. të programeve të kulturës, pranë MK), Arta Dollani (drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Agron Islami (përfaqësues i IMK-së), Mariglen Meshini (përfaqësues i Institut të Trashëgimisë Kulturore), Entela Çipa (sekretare e përgjithësime në MK), Silva Breshani (Dr e Ins.të regjistrimit të pasurive kulturore), Luan Përzhita (drejtor i Institutit të Arkeologjisë), Belisa Muka (kërkuese në Institutin e Arkeologjisë), Iris Pojani (përf, e FHF, Universiteti i Tiranës), Lorenc Bejko ( përf.i FHFm UT), Adelina Greca ( Drejtore e përgjithshme e AKPT).
Për këtë projekt është shprehur skeptik për mediat, shkrimtari e arkeologu Moikom Zeqo i cili është shprehur se: “Unë kam jetuar gjithë jetën në Durrës. Zonën A dhe B të Durrësit, atë që quhet zonifikimi arkeologjik me ligj e njoh mirë. Asnjë qytet arkeologjik në Shqipëri s’ka pasur ligj. Ky organizëm, se di çfarë fuqie menaxhuese ka, por s’ka të bëjë fare me arkeologjitë dhe fuqitë shkencore. Pasi po merr një situatë të vdekur, sepse zona A dhe zona B janë zonat ku është ndërhyrë dhe shkatërruar qyteti i Durrësit. Çfarë do bëjë ky fondacion? Zhvillimi ekonomik i zonës, s’ka të bëjë më arkeologjinë. Ne qytetin e Durrësit e kemi invalid. Shumë elementë arkeologjik të qytetit i kemi shkatërruar në 20-30 vjet”.
Por këtij problemi shtohet edhe mospërfshirja e arkeologëve vendas, për të cilët si në rastin e Butrintit, nuk ka optimizëm për lënien jashtë, apo në harresë të specialistëve shqiptarë. Nuk është hera e parë që specialistët ndodhen para kësaj situate kur denigrohen dhe shpërfillen kur vjen puna tek marrja e fondeve nga të huajt. Ka qenë arkeologu Neritan Ceka që ka ngritur zërin kur në një nga projektet e ish ministres Kumbaro lë jashtë të vetmin studiues e arkeologjik që kemi për varret e Selcës, arkeologun Ceka. Ja ku jemi në përsëritjen e së njëjtës situatë.
Ministria mund ta mendojë se po bën një ndërhyrje stradegjike, nevojën e ringjalljes së qytetit, pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019, por kjo situatë ka krijuar një hendek të madh sa i takon edhe transparencës dhe institucionit përgjegjës që udhëheq këtë projekt. Ashtu si Kumbaro edhe Margariti kalërojnë në krye të këtyre projekteve pa kurrëfarë profesionalizmi, duke e bërë të dyshimitë projektin, aq më tepër kur mungojnë edhe zërat e specialistëve shqiptarë…Me këtë, a mos po përgatiten kushtet për një fushate elektorale, me para që nuk dihet në c’burime shkojnë, pasi zbarkojnë në Shqiperi?!
Miratohet për 10 vite “Plani i Menaxhimit të Integruar për Butrintin”
Hartimi i Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit, është realizuar nga kompania e kontraktuar “Prince and Pearce” edhe kostoja e tij është 250 000 dollarë.
Plani i ri synon, që të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e Parkun Kombëtar të Butrintit 9,000 ha. Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndërsa, kostoja sesa do t’i kushtojë shtetit shqiptar implementimi i Planit të Menaxhimit nuk dihet ende. Drafti për “Planin e menaxhimit të integruar për parkun Kombëtar të Butrintit”, për dhjetë vjet do të menaxhohet nga menaxhohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Një vendim ky i marrë, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë, gjatë periudhës së pandemisë, në datë 10 prill të 2020 nga anëtarët e Këshillit Elva Margariti (ministre e Kulturës), Gjet Ndoj (drejtor i pol.të zhvillimit të kulturës pranë MK), Kozeta Angjeliu (dr, i Zhv. të programeve të kulturës, pranë MK), Arta Dollani (drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Agron Islami (përfaqësues i IMK-së), Mariglen Meshini (përfaqësues i Institut të Trashëgimisë Kulturore), Entela Çipa (sekretare e përgjithësime në MK), Silva Breshani (Dr e Ins.të regjistrimit të pasurive kulturore), Luan Përzhita (drejtor i Institutit të Arkeologjisë), Belisa Muka (kërkuese në Institutin e Arkeologjisë), Iris Pojani (përf, e FHF, Universiteti i Tiranës), Lorenc Bejko ( përf.i FHFm UT), Adelina Greca ( Drejtore e përgjithshme e AKPT).