“Dy drejtorë më lanë 6 vite pa kërcyer”/ Enada Hoxha i thotë të gjitha: Kam qarë pafund…

Balerina e njohur, Enada Hoxha ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se dy drejtorë të Teatrit të Operas dhe Baletit e lanë pa kërcyer për 6 vite.

Ajo e ka konsideruar si periudhën më të trishtë të jetës së saj, pasi ata e kanë bërë të qaj pafund.

Enada ka theksuar se ka vuajtur shumë, pasi i ka dhënë shumë atij teatri për vite me radhë.

“Mua nëse do të më lëndosh, mjafton të më lësh pa kërcyer. Dy persona ia dolën mbanë. Nuk e di për artistin është shumë e rëndë të qëndrojë disa ditë, jo 6 vjet pa kërcyer.

Të vjen keq, se unë si një titullare nuk e meritoj dhe jo unë që i kam dhënë kaq shumë këtij teatri dhe kam punuar dhe vazhdoj të punoj.

Por mendoj që asnjëri nuk e mendon aty në teatër, qoftë nga balerini më i thjeshtë i trupës deri te ata që punojnë që sot të kërcejnë si solist.

Nuk e meriton askush që mos të ketë të drejtën për të kërcyer. Kush janë këta njerëz që thonë ti s’ke për të kërcyer. Mua më duket absurde.

Më është thënë edhe troç, që ti nuk ke për të kërcyer më dhe unë i thoja: ‘Si ka mundësi? Je duke folur me një titullare.

Nuk je askushi për të më thënë, edhe pse drejton, ti nuk mundesh të më thuash që nuk do kërcesh më dhe do të kërcesh një pjesë në trup’. Për mua ishte absurde. Nuk e di se si ta quaj, por as nuk dua t’i hyj kësaj gjëje më. Mendoj që kanë qene vitet që më kanë bërë të qaj pafund.

E kam vuajtur shumë, sepse ti nuk mund ta quash që në ato 6 vite të dalësh dhe të kërcesh 6 minuta”, u shpreh ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ENADA HOXHA TREGON INCIDENTIN GJATË INAUGURIMIT TË TKOB: “IKA E FYER”

Primabalerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Enada Hoxha, ishte e ftuar në “Vila 24” ku është shfaqur për herë të parë në ekran e përlotur dhe shumë e prekur.

Ajo foli për herët të parë për një situatë të pakëndshme. Në mbrëmjen e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të këtij institucioni pak javë më parë.

Enada tha se ndihet e fyer për kohën e kushtuar asaj dhe partnerit Gerd Vaso në shfaqje. Si edhe ajo që e ka bërë të rebelohet e të largohet, është mungesa e imazhit të baletit maestros Agron Aliaj. I cili ka punuar me emrat më të mirë të skenës që i kanë emër baletit shqiptar ndër vite.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult