
Dy këngëtarë të rinj shqiptarë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin e Napolit 2020.
Enea Cerashi dhe Fatma Mema janë shpallur fitues të veprimtarisë që u zhvillua në fundjavë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.
Festivali “Napoli New Generation 2020”, i cili startoi në Shqipëri u organizua nga shoqata “New umor sound” me qendër në Durrës në bashkëpunim me “Shoqatën Kombëtare të artistëve italianë”, – tha autori Giuseppe Palumbo.
Drejtori i Shoqatës së artistëve italianë Massimo Abate, u shpreh se Festivali i Napolit vjen për herë të parë në Shqipëri dhe se fituesit e kësaj veprimtarie do të ngjiten në skenën e festivalit të Napolit që zhvillohet në dhjetor.
8 konkurrentët e veprimtarisë, kryesisht studentë të degës së kantos në Universitetin e Arteve në Tiranë u paraqitën me këngë të traditës napoletane.
Në koncert përshëndeti edhe fituesi i edicionit të festivalit të Napolit 2019, Antonio Petrossillo dhe këngëtarët e njohur Kastriot Tusha dhe Luljeta Strefi./ATSH






