Dy nominime për sopranon Ermonela Jaho në “OPUS CLASSIC 2021”

ermonela jaho

Sopranoja Ermonela Jaho është përzgjedhur me dy nominime, këngëtarja më e mirë dhe albumi më i mirë solo “Anima Rara”, në OPUS CLASSIC 2021, Gjermani.

Sopranoja Jaho ka falënderuar OPUS CLASSIC për përzgjedhjen e CD-së “Anima Rara” me dy nominime.

Albumi i sopranos Ermonela Jaho i titulluar “Anima Rara”, eksploron muzikën e mbështetur nga Rosina Storchio, të një tjetër soprano lirike të epokës së verizmit nga e cila edhe artistja ka marr frymëzimin.

Në albumin “Anima Rara” Ermonela Jaho ka interpretuar 14 arie, ku për më tepër se një orë na servir muzikën klasike më elitare dhe që mbarë bota e vlerëson shumë.

OPUS CLASSIC, për muzikën klasike në Gjermani është krijuar për të promovuar muzikën dhe të gjithë artistët që lëvrojnë këtë lloj muzike elitare.

Ermonela Jaho nuk është hera e parë që fiton kompeticione kaq të rëndësishme ndërkombëtare pasi edhe më parë ajo është vlerësuar me çmime si  “Giacomo Puccini” në Milano, “Spontini” në Ankona, “Zandonai” në Rovereto, në vitin 2000 ajo rrëmben çmimin e artistes më të mirë lirike në Festivalin e Weksfordit etj.

LEXO EDHE: “Anima Rara”, zëri i Ermonela Jahos triumfon sërish