Dy vëllezër të ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore rigjejnë njëri-tjetrin pas 77-vjetësh!

dy vëllezër

Dy vëllezër, të cilët u ndanë nga njëri tjetri në vitin e largët 1945, do të ritakohen sërish pas 77-vjetësh.

Ted Nobbs, tashmë 83 vjeç dhe vëllai i tij Geoff, 79 vjeç, kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit. E gjithë kjo dramë pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Këtë të dielë, ata do të ribashkohen pasi Ted do të fluturojë për në Australi, aty ku Geoff jeton që prej moshës 7-vjeçare.

Ted, së bashku me vëllezërit dhe motrat Barry dhe John, u ndanë të gjithë nga vëllai i tyre më i vogël Geoff pasi mbetën jetimë.

Ata kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit, pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Lufta i la pa babanë, por më pas edhe nëna e tyre vdiq nga kanceri në moshën vetëm 30 vjeç, në vitin 1945.

Pasi i vdiq bashkëshortja, babai i tyre nuk mund të përballonte kujdesin për të katër fëmijët. Andaj në vitin 1945, ai vendosi ta ofronte Geoff-in për birësim, në mënyrë që të kishte një shans më të mirë në jetë.

“Ai (babai im) ishte duke punuar. Ai ishte një inxhinier dhe thjesht nuk mund të rriste një fëmijë. Prandaj mendoi se ishte më mirë t’ia jepte dikujt tjetër”, ka thënë Ted Nobbs. Kështu më i vogëli i vëllezërve, Geoff, përfundoi i birësuar në moshën dy vjeçare. Ate e birësoi një familje që e transferoi në Australi në vitin 1951.

Ted, Barry dhe John u përpoqën disa herë të gjenin vëllanë e tyre më të vogël, por nuk patën fat. Përfundimisht, ishte vetë Geoff që arriti të gjente Tedin, i cili jeton në Rugby, Warëickshire, në 2014.

Fatkeqësisht njëri nga vëllezërit, John, vdiq në vitin 2010. Ai vdiq në moshën 73-vjeçare. Kështu që Geoff ishte në gjendje të takonte virtualisht vetëm dy vëllezërit e tjerë Ted dhe Barry. Që të tre filluan të bisedojnë rregullisht në Skype dhe më në fund arritën të krijonin një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Gruaja dhe djali i Tedit, Christopher, kishin planifikuar ta befasonin atë me një vizitë nga Geoff në ditëlindjen e 80-të të Tedit. Megjithatë planin e tyre e kishte anuluar Covid-19.

Ted do të fluturojë për në Sydney, Australi, të dielën. Ai do të udhëtoj me aeroplan për herë të parë në 50 vjet. Ai do të takojë tetë fëmijët e Geoff dhe madje do të shkojë në dasmën e mbesës së Geoff./gazetadita.al

ObserverKult

Lexo edhe:

FONDA DIAGNOSTIFIKOHET ME KANCER: JAM OPTIMISTE SE DO TË SHËROHEM!