Dyer: Ankesat janë streha e atyre që nuk kanë besim tek vetja…

s'mund ta bindesh

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit amerikan, Wayne Dyer:

Gjendja e jetës sate është një pasqyrim i gjendjes mendore.

Ankesat janë streha e atyre që nuk kanë besim tek vetja.

Lumturia është diçka që je, dhe vjen nga mënyra se si mendon.

Nuk duhet medoemos të jesh si gjithë të tjerët. Ka edhe rrugë tjetër.

Kjo është dashuria: aftësia dhe vullneti për t’i lejuar personit që dashuron të jetë çfarë ai dëshiron të jetë.

Të kesh nevojë për miratimin e tjetrit është si të thuash: vlen më shumë ajo që ti mendon për mua, sesa ajo që unë mendoj për vete.

Stresohu, ose motivoje veten. Çfarëdo që duhet të bëhet, ti je ai që zgjedh.

ObserverKult