Një maçok përtac, gjithmonë i bezdisur nga miu që jeton në shtëpinë e tij, mendon komplotin për ta hequr qafe me një kurth plot me djathë. Miu i mençur, gjithmonë thur plane për ta futur në grackë maçoku, që të shpëtojë prej tij. Ndoshta jeni kuriozë, se çfarë ndodh më pas. Historia mbaron ashtu siç nis, pothuajse gjithmonë: me maçokun duke vrapuar pas miut, që kurrë nuk arriti ta kapte.
Të gjithë mund të jemi familjarizuar me një ndër filmat më të famhëm për fëmijë, që nuk njeh moshë. Sipas BBC, kompania “Academy Award” krijoi një prodhim të fshehtë, pas ‘Perdes së hekurt’ të Luftës së Ftohtë. Kështu nisi “Tomi dhe Xherri” – filmi dje mbushi 80 vjet, duke u bërë një nga serialet më të njohura në botë.
Departamenti i animacionit i MGM, ku punuan krijuesit Bill Hanna dhe Joe Barbera, u përpoqën të imitonin suksesin e studiove të tjera, që kishin karaktere, si “Porky Pig” dhe “Mickey Mouse”.
Animatorët të dy nën 30 vjeç, në kërkim të suksesit filluan të mendojnë për idetë e tyre.
Barbera tha, se ai e donte shumë konceptin e thjeshtë të një karikature maceje dhe miu, me konflikt dhe ndjekje, edhe pse ishte bërë shumë herë më parë.
“Puss gets the Boot” ishte i pari që ata publikuan, në vitin 1940. Debutimi ishte një hit dhe fitoi në studio, një nominim “Oscar”, për filmin më të mirë të shkurtër. Pavarësisht punës së tyre, animatorët nuk u besuan.
Ndryshimi erdhi vetëm kur erdhi një letër, nga një figurë me shumë ndikim në industri, në Teksas, kur pyeste se kur do të shihte një tjetër nga ato ‘vizatime të mrekullueshme për macen dhe miun’.
“Jasper dhe Jinx”, siç u njohën për herë të parë, u bënë “Tom and Jerry”. Sipas Barbera-ës, nuk ka pasur ndonjë diskutim të vërtetë për personazhet që nuk flasin, por, pasi u rritën me filmat pa zë, si “Charlie Chaplin”, krijuesit e dinin se pa dialog, mund të ishin shumë humoristike. Për pjesën më të mirë të dy dekadave të ardhshme, Hanna dhe Barbera, mbikëqyrën prodhimin e më shumë se 100 prej këtyre pjesëve.
Duheshin javë për të prodhuar secilin dhe kushtonin deri në 50 mijë dollarë shpenzime, kështu që vetëm një pjesë e vogël mund të bëhej në vit.
“Tomi dhe Xherri” janë konsideruar pothuajse në mënyrë universale më të mirët, me animacion të pasur, që ndihmoi për të fituar 7 “Academy Awards në Hollivud.
“Ka diçka në lidhje me animacionin. Vizatimi është vizatim, është si të shihni pikturë. Po, ato u përkasin viteve 1800 ose 1700, por kjo nuk ka rëndësi, pasi ju flasin edhe sot”.
“Kështu ndodh me karikaturat. Ajo që na ka mësuar koha, është se janë vërtet art i shkëlqyeshëm.” “Warner Brothers”, zotërojnë tashmë të drejtat për “Tom and Jerry”, do të nxjerrin një film të ri, pak para Krishtlindjes së këtij viti. Për projektin nuk dihet shumë, veçse aktorët e përfshirë janë Chlow Grace Moretz dhe Ken Jeong.
“Mendoj se, shumica e njerëzve mund të identifikohen me Xherrin e vogël, sepse në jetën e secilit ka gjithmonë një sundues. Gjithmonë kemi dikë, shefin, pronarin, politikën, çfarëdo qoftë. Kur, thjesht po përpiqemi të jetojmë jetën tonë dhe dikush dëshiron të na shqetësojë vazhdimisht.”/konica