Të shtunën, me datë 10 shkurt duke filluar nga ora 14:00 Fondacioni “Hajde” së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunën e Skënderajit do të organizojnë një bashkëbisedim me banorët e fshatit Runik.
Ky takim i banorëve me organizatorët do të mbahet në hapësirat e shkollës fillore “Shotë Galica”, derisa do të diskutohet lidhur me të ardhmen e Shtëpisë së Kulturës dhe restaurimin e saj.
Këtë e ka bërë me dije MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa këtë takim e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për të vazhduar më pastaj rrugën drejt funksionalizimit të Shtëpisë së Kulturës.
Pjesëmarrja e secilit banorë dhe mendimi i tyre do të jetë mjaft i dobishëm.
ObserverKult
Lexo edhe:
DEA BASHA: SE KËTË GJË E BËJNË TË DASHURUARIT…
Poezi nga Dea Basha
Sonte, mes gjembash, shijova ëndrrat tua të purpurta
Si dhembje krizantemash të kulluara që prekin shkëlqimin
e territ që përvijon konturet e kujtimit të therur
Nga thikat e prekjes sate të pandjeshme
Sonte
Kur lagështia prish’ tokat e shenjta të pashkelura nga njerëzimi
Shijova, mes gjembash
makthet tua të gjelbërta
Atje, ku mbretërimi im nuk ka vlerë
Atje, ku lëngoj pushtimin tënd në ndrojtje
Sonte, mes gjembash, vështroj me lot të kallur
çarçafët e shfuqizuar në rrënoja
Këtu ku me miliona herë ëndërrova
shndërrimin në vrasës të ndershëm
Si tinguj të edukuar në heshtje
ishin shkruar atje, mes gjembash
mbetjet e ëndrrës plot trishtim.
Shtrati im, liqeni yt
Më lër’ të jem mjellma jote apokaliptike
në një univers tjetër paralel.
Me bardhësi do ta laj’ frikën tënde
Hidhërimet e së kaluarës lëri të ndizen
atje, mes gjembash, ku jeta dhe vdekja shkrihen në përqafim.
Rebelimi im jetik
më i vrazhdi i çdo lloji
Siç duket akoma nuk e ke kuptuar…
Ti je embrioni i qetësisë sime,
Gjurma e dritës qe shkatërron neveritjen ndaj jetës
Një paqe subkoshiente, je fryma e fundit e shpresës…
Dhe ne notojmë, dhe notojmë, dhe notojmë…
Për herë te fundit le ta verbojmë fatin
Ëmbëlsisht, përzemërsisht
Se këtë gjë e bëjnë të dashuruarit
Dashuri e këndshme
si prekja e perdeve prej kadifeje në lëkurën e zhveshur.
Dashuri e egër
si mllefi i demonëve të brendshëm që torturojnë besimtarët
O vaj i shenjtë, o duar të largëta
Sytë e mi harruan blunë e qiejve
Për ta, pluhuri i diellit nuk është i artë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult