E bëri vendlindjen pjesë të filmave të tij, Dhimitër Anagnosti vlerësohet si ‘Krenaria e Vunoit’, familja: Ua paçim borxh!

Dhimitër Anagnosti u vlerësua së fundi si “Krenaria e Vunoit”. Kineasti i heshtur gjatë ceremonisë, shpreh mes rreshtash mirënjohjen në emër të familjes ndaj vendlindjes së tij

Është 87-vjeç kineasti Dhimitër Anagnosti, një nga ikonat e kineamtografisë shqiptare. Por rrënjët, vendlindjen e tij Vunoin Anagnosti nuk e ka ndarë kurrë nga vetja.

Në të dy kohët, para e post diktaturës, e ka bërë pjesë të xhirimeve të filmave si “Përrallë nga e kaluara” e “Gjoleka, i biri Abazit”, apo pjesë të rrëfimeve të tij si autor.

Kineastin shumëdimensional, si regjisor e skenarist Shoqata Vunoi e ka vlerësuar në shenjë mirënjohje si “Krenarinë e Vunoit”.

Pranë i gjendet në ambientet e Muzeut Historik, Rozae tij dhe kolegët, të cilët e vlerësojnë kineastin, si një shkollë të filmit shqiptar.

Kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, rrëfen anën tjetër të medaljes, se jo vetëm në Vuno, por edhe në fshatrat e tjerë përreth, Anagnosti për thjeshtësinë e fisnikërinë që ka treguar për të lartësuar emrin e vendlindjes së tij, shikohet me vlerësim të veçantë nga himariotët e më gjerë…

“Artisti i Popullit”, “Nderi i Kombit”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, titujt që i janë akorduar Anagnostit, janë më të lartët. Edhe gjatë kësaj mbrëmje ai qëndron i heshtur, sepse fjalën e ka thënë me punën e tij.

Një buzëqeshje, puthje e shkëmbyer me Rozën, shtrëngim duarsh me kolegët e tij, janë mënyra e tij për të shprehur gëzimin. Dy fjalë i ndajnë në emër të familjes gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale.

“Familja Dhimitër Anagnosti falenderon Shoqatën e Vunoit dhe gjithë vunjotësit e organizatorët, për vlerësimin e lartë, për respektin dhe dashurinë që gjetëm mbrëmë në ceremoninë e bukur pranë Muzeut Kombëtar. Ua paçim borxh! Dhimitër, Roza, Juna, Era”, shkruhet në postimin në Facebook./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

DHIMITËR ANAGNOSTI, REGJISORI QË NA SOLLI FILMA QË NUK HARROHEN KURRË

Regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti festoi 86-vjetorin e lindjes.

Urimeve për ditëlindjen e regjisorit Anagnosti, i është bashkuar edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. Margariti e falënderoi atë për guximin që pati të ishte i vërtetë edhe në kohërat më të vështira.

Margariti theksoi se Anagnosti e ngriti artin e kinemasë në nivele sipërore, duke shënjuar përgjithmonë kinematografinë shqiptare.

“Gëzuar ditëlindjen Dhimitër Anagnosti! Faleminderit që guxuat të ishit i vërtetë edhe në kohërat më të vështira që e ngritët artin e kinemasë në nivele sipërore.

Duke shënjuar përgjithmonë kinematografinë shqiptare, që gdhendët karaktere të paharrueshëm dhe u kthyet në shkollë për brezat e rinj. Paç jetë të gjatë!”, u shpreh Margariti në urimin e saj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult