E bija e shkrimtarit tonë të njohur, Ymer Elshanit, Teuta ishte sot për vizitë në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, ku u prit nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Sibel Halimi, bëhet e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.
Teuta ia dhuroi me këtë rast Bibliotekës së Drejtorisë së Kulturës veprat e të atit.
Postimi i plotë:
Teuta, e bija e shkrimtarit, Ymer Elshani i dhuroi sot Bibliotekës së Drejtorisë së Kulturës veprat e të atit, të cilat do të qëndrojnë në ballë, si shenjë mirënjohje për kontributin e tij në letërsi.
Ymer Elshani ka shkruar dhjetëra libra për fëmijë. Kujtimi për shkrimtarin na nxitë të reflektojmë për rrugën të cilën e kaloi vendi ynë deri në liri.
ObserverKult
Lexo edhe:
SIBEL HALIMI: NDËRTESA E GËRMISË PO I KTHEHET KULTURËS DHE ARTIT TË KRYEQYTETIT