E bija i bën dedikimin prekës Xhevdet Ferrit në ditëlindjen e tij

Aktori i njohur durrsak, Xhevdet Ferri, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare më 16 janar të 2020-ës, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Së fundi, aktori i ndjerë do të festonte ditëlindjen e 62-të. Në këtë ditë të veçantë për të atin, e bija, Bora i ka kushtuar disa fjalë zemre.

Postimi i Bora Ferrit:

Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26! Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!!

“Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër. Do kë kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo”, shkruan Bora Ferri.

Xhevde
Xhevdet Ferri

Lexo edhe:

KY ISHTE AMANETI QË LA XHEVDET FERRI PARA SE T’I MBYLLTE SYTË PËRGJITHMONË

Ditët e fundit i kaloi në spital, dhe familja e Xhevdet Ferrit pati marrë një vendim të papritur… ja dhe amaneti i aktorit.

Ai i pati kaluar ditët e fundit të jetës i shtruar në spital duke u përballur me sëmundjen e rëndë.

Në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni. Kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij. Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj. Sipas raportimeve, varrimi ishte bërë në Sharrë pa shumë zhurmë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU