E detyruan ta hapte varrin për vete, pastaj e ekzekutuan por eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë…

Historia e Bahri Çepratit
Foto ilustrim

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka deklasifikuar kohë më parë dosjen e Lumi Dom Shtjefën Kurti i cili u dënua me vdekje sepse pagëzoi ilegalisht një fëmijë.

I Lumi Dom Shtjefën Kurti është vetëm një prej klerikëve të krishterë që janë ekzekutuar në komunizëm dhe ende pa varr.

I ardhur nga Kosova më 1930, në shtator 1943, ai lajmëronte Arqipeshkvinë se po pagëzonte heb renj, me gjasë për t’i shpëtuar nga naz istët, sepse me pagëzimin merrnin emra të rinj e pasaporta shqiptare. U arrestua për herë të parë më 28 tetor 1946 për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 20 vjet burg. Ai kishte refuzuar të shkëputej nga Vatikani dhe e çuan në Burrel, por nuk u dorëzua as mes torturave. E çuan të hapte varrin e tij, por nuk e pranoi akuzën. E kthyen në qeli, ku natën e Krishtlindjeve dëgjohej të thoshte meshën, i përlotur. Dikur e liruan nga burgu. Kishat ishin mbyllur dhe e dërguan në Gurrëz (Milot), ku e lanë të punonte magazinier në kooperativë. U arrestua përsëri më 11 qershor 1970.

Gjyqi për të zhvillohej në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gurrëz, godinë e kthyer në vatër kulture pas prishjes së vendimit të diktatorit për të ndalur besimin fetar.

U dënua me vdekje “in odium fidei”, pse pagëzoi ilegalisht një fëmijë. Një ditë të trishtë vjeshte, 20 tetorin e vitit 1971, ai u mor nga qelia dhe u vu para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, tha: “Më vjen keq që po ma merrni ju”. Akuza zyrtare kishte qenë sabotim. Por koha do të hidhte dritë.

Në vitin 2011, nipi i tij, Nikolin Kurti, ka mundur të takojë prokurorin që kërkoi dënimin, Hajredin Fuga, dhe gjykatësin që mori vendimin, Jani Vasili. Të dy i kanë lënë një ndjesë të shkruar me dorë, për çfarë ka ndodhur me meshtarin.

Nikolin Kurti i ka botuar letrat në janar 2019, duke respektuar dëshirën e Fugës e Vasilit që letrat të publikoheshin pas vdekjes së tyre. Hajredin Fuga dhe Jani Vasili kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke arritur deri në Gjykatën Kushtetuese.

Në letrën e tij të ndjesës, prokurori Fuga ka thënë se çështja për Dom Shtjefnin pati nisur me pak drithë të vjedhur në kooperativë, derisa në të përfshinë edhe emrin e priftit. Në letër ai vëren se atë kohë, çështja iu hoq Krujës dhe e mori Ministria e Brendshme, por shtonte se sipas vartësit të tij që kishte qenë i pranishëm, ekzekutimi ishte bërë natën. Vetë Fuga nuk kishte dijeni për të dhëna që mund të ndihmonin në gjetjen e eshtrave./ATSH


Lexo edhe:

NGA BRUKSELI NË HETUESINË E TIRANËS, HISTORIA E DHIMBSHME E GJYLJANA PREÇIT