Në vitin 1980, fotoreporteri Mike Wells shkrepi këtë imazh të dorës së një misionari katolik, që mbante dorën e një fëmije që po vdiste urie.
Dora e një qenie njerëzore të uritur.
Fotoreporteri foli për revistën Holland Herald. Ai tregoi se në vitin 1980 shkoi në Afrikë për punuar me fondacionin të Save the Children.
Ai e shkrepi këtë foto gjatë një dite të zakonshme në Ugandë, kur predikuesit e fesë po shpërndanin ushqime për njerëzit që vuanin urie. Një prej tyre shpjegoi se djaloshi në fotografi ishte vetëm 4 vjeç. Ai vuante urie si gjithë të tjerët. Përballej me etjen e rraskapitej sa andej-këtej për të kërkuar një copë bukë.
Në Karamoja, Ugandë, mungesat e ushqimit nisën pas thatësirës së vitit 1978. U thanë bimët dhe gjithçka u përfshi nga sëmundjet. Duke mos qenë një vend me leverdi për qeverinë e Ugandës, Karamoja u la në mëshirën e fatit për dekada me radhë.
Gjithë kjo harresë e institucioneve shkaktoi një situatë alarmante në fillim të vitit 1980. Familjet s’kishin më ushqime dhe vdekjet nga uria nisën të shtoheshin dita-ditës. Kështu, misionarë nga vende të ndryshme të botës, ngritën si të thuash një Program Botëror të Ushqimit në ndihmë të rasteve të tilla. E ja kështu, në këto rrethana u shkrep fotoja më sipër.
Mike Wells fitoi më vonë çmimin World Press Photo për shkrepjen që drithëroi gjithë botën, transmeton ObserverKult.
Ai u shpreh se i vinte turp nga vetja që bëri atë fotografi, do të donte të mos e kishte bërë kurrë, por ndonjëherë gjërat duhen bërë që të tundin botën nga themelet e t’i thonë: “Shiko ku jemi!”./Rare Historical Photos
ObserverKult
Lexo edhe
Historia e dhimbshme e këngëtares së njohur: M’u deshën vite…