E diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, Celin Dion shfaqet në publik për herë të parë pas 4 vitesh

Këngëtarja e njohur Celine Dion është rishfaqur në publik pas gati katër vite ‘pauzë’ për shkak të problemeve shëndetësore, gjegjësisht sindromës stiff.

Dion, këngëtarja legjendare 55-vjeçare e cila po e vazhdon luftën me këtë sëmundje këto ditë ka ndjekur nga afër një lojë hockey në Las Vegas, Nevada.

Në fotografitë që janë bërë publike nga kjo lojë, Dion dukej në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa përshëndeste lojtarët në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

Këngëtarja e hitit të këngës “My Heart Will go” është parë duke folur nga afër me lojtarët dhe duke bërë fotografi me djalin e saj Rene-Charles 22 vjeçar dhe binjakët 13-vjeçar Eddy dhe Nelson.

Zëvendëspresidentja e Montrealit për komunikimin Chantal Machabée, ka shpërndarë një fotografi së bashku me këngëtaren Dion derisa ia ka bashkangjitur edhe një postim.

“Ne patëm një vizitë të bukur në lojën në Vegas dje. Faleminderit Celin Dion për zemërgjersinë tuaj. Krejt ekipi janë të lumtur që të takuam ty dhe fëmijët tuaj”, ka shkruar ajo.

Problemi shëndetësor i Dion, është një sindrom i rrallë neurologjik që u shkakton të sëmurëve spazma të dhimbshme muskujsh.

Një burim i ka thënë ‘People’ se Dion 55 vjeçe do të bëjë gjithçka që është e mirë për shëndetin e saj që të kthehet në skenë pas anulimit të koncerteve deri në prill të vitit 2024.

“Ajo po bën më të mirën për veten e saj, po bisedon me doktorët sepse ajo dëshiron të performoj. Ajo nuk dorëzohet. Po shpreson të bëjë më mirë, pra që ta ketë sëmundjen nën kontroll dhe të mund të këndoj përsëri./People.com/ObserverKult


Lexo edhe:

TEODOR KEKO: KAM QENË I MARRË, O NËNË MË FAL…

Poezi nga Teodor Keko

Na ish një nënë dhe kish një djalë,
Një djalë të lig, veç për të këqija.
Të gjithë uronin të vdiste sa më parë,
Dhe nëna e tij, mbushej me thinja.

E luste të birin të kthente udhë,
Se dita ikën o bir, e s’të fal, kurrë.
Se nuk është nënë aq e urtë, o shpirt,
Dhe nuk është nënë, o zemër që të fal.

E fliste, i fliste, por ishte e kotë,
I biri e tallte, e lante me turp.
Dhe nëna vendosi të ngulte një gozhdë,
Për çdo prapësi të djalit, në mur.

Dhe nëna thinjej dhe muri mbushej,
Dhe ajo kërrusej me ditë e orë.
Një ditë i harroi i biri huqet,
Tek pa me tmerr murin me gozhdë.

I ra në gjunjë nënës e qau,
Kam qenë i marrë, o nënë më fal.
Të gjitha thinjat me lotë ia lau,
Dhe i rëndonte çdo thinjë sa një mal.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult