E Diela e Palmave, e cila shënon fillimin e Javës së Shenjtë, kremton hyrjen e Jezuit në Jerusalem. Simbolet dhe kuptimi i kësaj dite.
E njohur si e Diela e Mundimeve të Krishtit, dita shënon fillimin e Javës së Shenjtë, por jo përfundimin e Kreshmës, e cila përfundon të Enjten e Shenjtë.
E Diela e Palmave
Ashtu sikurse lexojmë në Ungjillin e Gjonit, dita kremton ardhjen e Jezusit në Jerusalem. “Të nesërmen, turma e madhe që kishte ardhur për festën, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jerusalem, mori degë palmash dhe doli për ta takuar duke brohoritur: “Hosana! I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbretit të Izraelit!”. Jezusi, pasi gjeti një gomar, u ngjit mbi të, siç është shkruar: “Mos ki frikë, bijë e Sionit! Ja shiko, mbreti juaj po vjen, i ulur në një kërriç gomari”.
Jezusi dhe gomari
E Diela e Palmave na sjell ndër mend Jezusin që hyri në qytetin e shenjtë të Jerusalemit të ulur mbi një gomar, i mirëpritur nga një turmë e ekzaltuar që tundte degët e ullirit. Në ato kohëra, kafshët e denja për t’u kalëruar nga një mbret ishin kuajt, aq shumë saqë ata ishin përjashtuar nga garat e hipizmit dhe nga punët në fusha. Përkundrazi, Jezusi hyri në Jerusalem në kurrizin e një gomari. Kjo sepse siç na thotë profeti Zekerija, Jezusi është mbret i një tjetër lloji. Ai nuk futet në qytet me armë apo simbole fuqie, por zgjedh të transportohet nga kafsha më e përulur dhe më e dobishme. Për më tepër, gomari, mund të përfaqësojë edhe elementin instinktiv dhe tokësor të njeriut, të cilin Jezusi, Zoti, e drejton drejt shpëtimit.
Kuptimi i palmave
Një tjetër element simbolik i së Dielës së Mundimeve të Krishtit përfaqësohet nga palmat. Palma ka një element të fort simbolik, pasi ajo përfaqëson bimën që rinovohet çdo vit me një gjethe, por gjithashtu sjell në imazhin profetik të krijimit të një ure midis malit dhe qytetit, midis Zotit dhe njeriut. Deri në shekullin e katërt, një traditë lokale në Jeruzalem tregonte fizikisht palmën nga e cila ishin shkëputur degët me të cilat fëmijët kishin lavdëruar Jezusin. Në Perëndim, ku palmat nuk rriten, palma është zëvendësuar nga ulliri, një simbol i paqes dhe vetë Jezusit.
Data e të Dielës së Palmave
Ashtu si edhe Pashkët, data e të Dielës së Palmave gjithashtu ndryshon çdo vit. Për ata që ndjekin kalendari gregorian , e Diela e Palmës mbahet midis 22 marsit dhe 25 prillit./Konica.al
Lexo edhe: