“E diela me Bekim Fehmiun” në KTV vazhdon prezantimin e filmave me aktorin e njohur.
Këtë të diel me fillim prej orës 20:00, Bekim Fehmiu vjen në ekran në rolin e tij në filmin “Tufa”.
Në kohërat e trazuara të kryengritjes së parë serbe, në vitin 1804 në tokën e sapoçliruar, një grua serbe gjykohet për tradhti ndaj bashkëshortit hero, para turqve.
Programi “E diela me Bekim Fehmiun” fuqizohet nga festivali “Mirëdita, Dobar dan!”.