Asgjë që keni parë në serialin “La Casa de Papel”, për vjedhjen gjigante në Bankën e Spanjës nuk ka qenë e sajuar, e shpikur, apo e pavërtetë.
Për këtë japin garanci producentët dhe vetë “profesori” që ka udhëzuar skenaristët në shkrimin e serialit.
Ai quhet Luis Ramon Nunez, është 71 vjeç dhe është inxhinier në pension që jeton në Madrid. “Producentët thonë se unë jam profesori i vërtetë”, thotë ai në një intervistë për “Corriere della Sera”.
Me anë të studimeve dhe gjithë përllogaritjeve të tij është realizuar një nga vjedhjet më të famshëm të ekranizuara ndonjëherë. Producentët e kanë kontaktuar për t’i marrë një këshillë që të nxjerrin arin në mënyrën më të realiste të mundshme nga Banka e Spanjës dhe ai gjeti mënyrën për ta bërë këtë, në kohë rekord.
Në vetëm 3 orë, inxhinieri studioi kohën dhe fuqinë që duhej për ta nxjerrë arin me disa përllogaritje të thjeshta. “Përdora ekuacione që i përdorin shumë studentë”, ka treguar ai.
Kënaqësia më e madhe për të është vet fakti që e gjithë bota është magjepsur pas idesë së tij.
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
E KENI PARË “LA CASA DE PAPEL”? NËSE JO, KËTO JANË 6 ARSYE PSE DUHET TA SHIHNI
Është padyshim një ndër serialet më të suksesshëm në Netflix. Nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim të madh për filmat spanjollë, por duke dëgjuar në rrethin shoqëror që po e shihnin të gjithë këtë serial (disa edhe po paguanin Netflix vetëm për të parë “La casa de papel”), mendova të ulesha e të nisja me sezonin e parë. E gjeta veten duke e gdhirë natën për ta mbyllur gjithë sezonin, me dëshirën e madhe për të mësuar se çfarë ndodhte më vonë. Më poshtë dua t’ju listoj 6 arsye pse nuk duhet ta lini pa e parë këtë serial, nëse ende nuk e keni parë.
1. Aktrimi.
Jam surprizuar që me serinë e parë. Aktrimi ishte fantastik. Në serial mund të shohësh narcisistin, kriminelët, apo edhe policinë që bindte këdo për rolin dhe emocionet e tyre. Aktrimi është aq i bukur, saqë mund të ndjesh tensionin në çdo skenë, inatin dhe gëzimin.
2. Historia.
Regjisori dhe tekstshkruesi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult