Galeria Qahili do ta hap ekspozitën e radhës të titulluar, “E kaluar e çmuar” ku do të ekspozohen pikturat e artistëve, Burhan Ahmeti dhe Nevzat Kica.
Hapja e ekspozitës bëhet më 24 nëntor, e premte, nga ora 17:30 në Galeria Qahili.
Muret ekspozuese të Galerisë Qahili do të mbushen me punimet ndër vite të piktorëve, të dy nga qyteti i Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut.
E kaluar e çmuar, një qasje e trajtimit të temave të ndryshme duke shkuar nga trashëgimia kulturore, kolektive në ato personale.
Ka të bëjë me dashuri, me shoqëri, me udhëtim, me hidhërim. Të gjitha këto emocione ndërlidhen dhe përshkruhen më së miri me anë të sonetës 30 të Shekspirit:
“Kur, në seanca t’heshtura të mejtimit
Thërras figura t’ëmbla që janë zhdukur,
Psherëtij me mall, ia nis sërish vajtimit
Për gjith sa desha, e vjett e mi, më t’bukur;
At’herë kujtoj me lot kaq shok rinie
Q’u fshehën n’terrin e pafund, diku matanë;
Qaj prapë plagë të vjetra dashurie
Dhe sa e sa fytyra q’iknë e vanë:
Aherë m’hidhërojnë hidhni të kohës shkuar
Dhe vrer më vrer, me lot, rri duke larë
Një llogari vajesh të vajtuar,
Si t’mos e kisha paguar vetë më parë.
Po në më shkoftë mendja at çast tek ti,
Çdo humbje ndreqet, hiqet çdo mërzi.”
Projekti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
ObserverKult
Lexo edhe:
NË PRISHTINË HAPET EKSPOZITA E FINALISTËVE TË ÇMIMIT “ARTISTËT E SË NESËRMES”
Në Galerinë Qahili në Prishtinë me datë 26 tetor duke filluar nga ora 17:00 do të mbahen aktivitete të shumta. Bëhet fjalë për ekspozita, diskutime…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU