E kaluara rrëqethëse e Stallone-s: Nga një i pastrehë tek yll i Hollywood-it

Prindërit e tij ziheshin shumë shpesh, aq sa e neglizhonin të birin vazhdimisht. Gjendja u rëndua aq shumë, saqë ai përfundoi në shtëpi birësimi.

Në fëmijërinë e tij, mjekët u detyruan t’i prisnin një nerv, duke bërë që Sylvester të kalonte në një paralizë parciale dhe të mos i shqiptonte mirë fjalët.

Teksa rritej, ai nuk po arrinte rezultate të mira në shkollë. Këtë fakt e tregon më së miri përjashtimi nga 14 gjimnaze të ndryshme.

Në vitet ’70, ai u zhvendos në New York për të ndjekur ëndrrën e tij. Të bëhej një aktor i njohur.

Roje në një teatër dhe si sanitar në një kopsht zoologjik

Iu desh të punonte si një roje në një teatër dhe si sanitar në një kopsht zoologjik. Në tri javët e para në New York, ai mbeti ka lekë dhe iu desh të flinte në një stacion autobusi.

Një ditë, ai pa një ndeshje boksi që e frymëzoi të shkruante mbi historinë e rënies dhe triumfit të një boksieri. Atë ditë kaloi 20 orë duke lënë mënjanë edhe gjumin. Vetëm që ta përfundonte punën e tij.

“Unë isha diku, ose do ta shkruaja atë skenar, ose do të vidhja dikë, sepse kasha prekur fundin”, është shprehur vetë Stallone për atë periudhë.

Kur e përfundoi dhe u përpoq ta shiste skenarin, askush nuk donte ta blinte. Ishte aq i varfër. Saqë nuk mund të ushqente dot as qenin e tij, Butkus, të cilin e shiti i përlotur për 50$.

Në bankë kishte vetëm 106$ dhe gruaja e tij ishte shtatzënë. Kur më në fund ai takoi regjisorë që u ofruan ta blinin atë skenar, refuzoi t’ua shiste, nëse nuk pranonin që ai ta bënte rolin kryesor.

Nuk harroi ta blinte sërish mikun e tij

Mirëpo, ata kërkonin që rolin kryesor t’ia jepnin një ylli të Hollywoodit, ndaj fillimisht i ofruan Stallones 125 mijë $. Ai refuzoi. Regjisorët e dyfishuan ofertën në 250 mijë $ dhe ai sërish nuk pranoi. Të dorëzuar, regjisorët e blenë skenarin më lirë, por duke pranuar që ai të bënte rolin kryesor.

Pikërisht sapo e shiti skenarin, Stallone nuk harroi ta blinte sërish mikun e tij, qenin Butkus, tashmë për 3000$, vetëm sepse u pendua që e shiti dikur për 50$ dhe sepse e donte pamasë.

Rocky fitoi 3 Academy Awards me atë film, ndërsa në total, filmi i tij ka pasur një fitim prej 1.4 bilionë dollarësh, duke e bërë atë një nga aktorët më të suksesshëm. Rocky sot renditet akoma si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave.

“Nuk është e rëndësishme se sa fort godet. E rëndësishme është se sa fortë të godasin dhe ti vazhdon të ecësh përpara. Kështu është i përcaktuar suksesi”, ka thënë Sylvester Stallone./bota.al

LEXO EDHE: Robert De Niro: Mos shko pas dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda…