Aktori, O Yeong-su ka rrëfyer se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit “Squid Game”. Ai u tregua i sinqertë edhe për anën e errët të famës.
Mësohet se 77-vjeçari ka refuzuar një sërë ofertash që i janë bërë për t’u shfaqur në reklama të ndryshme.
“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza më ka ndihmuar, transmeton ‘gazetaexpress’.
Yeong-su është një aktor me eksperiencë, i cili ka luajtur filma për gati 6 dekada kur filloi karrierën e tij në 1963.
Sipas ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi mbi 891.1 milionë dollarë.
“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.
————————————–
LEXO EDHE: PËRVEÇ SE NJË SERIAL, SQUID GAME VJEN DHE SI MONEDHË
Fenomeni “Squid Game”, nga ekranet dhe celularët ku ndiqet në Netflix, po përhapet edhe në fushën e financës. Ose më mirë në xhunglën ende të mistershme të kriptovalutave.
Shoqëria që prodhon serialin e njohur korean ka hedhur në treg të martën edhe një valutë virtuale, e quajtur pikërisht Squid.
Rezultati? Sukses domethënës. Squid filloi me një vlerë 1 cent dhe për pak ditë ndodhet tashmë në kuotën e 3 dollarëve. Me një rritje rreth 3000%, praktikisht një xhiro që kalon 200 milionë dollarët në pak orë.
Monedha nuk merr vetëm emrin e serialit, por do të veprojë me botën e Squid Game. Mund të shkëmbehet me dollarë dhe euro. Por mund të përdoret edhe për blerjen e monedha virtuale “token” që do të jenë të nevojshme për të luajtur në lojën online dedikuar serialit.
Sipas përgjegjësve, 10% të fondeve do t’i shkoj programuesve. Dhe 90% do t’ i jepet fituesit së lojës…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU