“E ke ti radhën”, pas sulmit ndaj Salman Rushdie kërcënohet autorja e “Harry Potter”

rowling

Pas sulmit që u bë ndaj autorit të njohur, Salman Rushdie gjatë një leksioni në Nju-Jork, është kërcënuar edhe Joanne Rowling.

Autorja e sagës “Harry Potter”, e njohur si J.K.Rowling pasi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ndaj sulmit kundrejt Salman Rushdie, pikërisht në atë postim edhe është kërcënuar.

Një mbështetës i sulmit ndaj Rushdie që në Twitter mbante emrin Meer Asif Asiz i ka shkruajtur shkrimtares: “Mos u shqetëso, e ke ti radhën”.

E njëjta llogari në Twitter, që thuhet se vinte nga Pakistani, kishte postuar gjithashtu mesazhe lavdëruese ndaj njeriut që sulmoi z.Rushdie në Nju Jork.

Rowling ndau një screenshot të kërcënimit, duke shkruajtur: “Të gjithëve që dërgojnë mesazhe mbështetëse, faleminderit” . Ajo po ashtu bëri të ditur se policia po heton rastin.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia e Skocisë, një zëdhënës i së cilës tha: “Ne kemi marrë një raport për një kërcënim në internet dhe policët po kryejnë hetime.”

Oficerët policor kishin hetuar edhe më parë kritikat në internet të shënjestruara ndaj zonjës Rowling mbi pikëpamjet e saj rreth çështjeve transgjinore.

Në anën tjetër, Rowling është në mesin e shumë autorëve dhe figurave publike që kanë shprehur mbështetje për z. Rushdie.

Warner Bros Discovery, kompania që qëndron pas serisë së filmave Harry Potter, ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj saj.

Në një deklaratë nga kompania filmike thuhet: “Ne qëndrojmë me të dhe me të gjithë autorët, tregimtarët dhe krijuesit që shprehin me guxim në krijimtarinë dhe opinionet e tyre”

Ndërsa Salman Rushdie, është nën përkujdesjen e mjekëve, mirëpo ende nuk ka kaluar rreziku që të mos e humbas syrin si pasojë e sulmit.

ObserverKult

Lexo edhe :

SULMOHET SHKRIMTARI I FAMSHËM SALMAN RUSHDIE, DYSHOHET SE E KANË QËLLUAR ME MJET TË MPREHTË

salman rushdie rowling

Shkrimtari i famshëm Salman Rushdie raportohet se është sulmuar me thikë teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.

Salman Rushdie po fliste në një event në Institucionin Chautaqua të Nju Jorkut kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”.

Libri “Vargjet Satanike” është frymëzuar nga një legjendë e Profetit Muhamed. Salman Rushdie shkruan se tre ajetet e Kuranit iu thanë Profetit Muhamed nga djalli i maskuar si Zoti. Libri u quajt blasfemi.

Në atë kohë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini lëshoi një fetva, vendim ligjor i bazuar në ligjet e sheriatit, që bënte thirrje për vrasje të Rushdie.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult