Sipas shumë besimeve fetare, jeta e përjetshme ekziston, në parajsë ose nëpërmjet rimishërimit në Tokë. Për një arsye të thjeshtë, kjo duket sikur na lehtëson frikën nga vdekja.
Ideja se mund të jetojmë përgjithmonë sigurisht besohet nga një shumicë. Por një teori e tillë tani po shqyrtohet edhe nga një ekip i larmishëm shkencëtarësh, grupe kulti dhe teknologë, të bashkuar nga bindja se do të gjendet një mënyrë për t’i bërë njerëzit të pavdekshëm.
Ndërkohë ata besojnë se terapitë eksperimentale mund t’i ndihmojnë, pavarësisht që shpesh herë kanë rezultuar mashtrime por që premtojmë rimishërimin.
Në librin”Çmimi i pavdekësisë”, Peter Ward, një gazetar që ka shkruar për The Economist, flet për origjinën e këtyre besimeve dhe kurat e shkencës për të ndaluar plakjen. Madje një pjesë të kohës së tij, ai e kalon me grupe të ndryshme të kishave, ku kongregantët diskutojnë mbi suplementet ushqimore dhe krionikën (ngrirjen e trupave pas vdekjes me shpresën se ato mund të ringjallen më vonë).
“Të pavdekshmit” e Amerikës, sipas tij, janë të frymëzuar nga ëndrrat e futuristëve si shkrimtari i fantashkencës Isaac Asimov.
Një tjetër person që ka ndikuar është Nikolai Fedorov, një filozof rus i shekullit të 19-të, i cili mendonte se të gjitha qeniet e gjalla, një ditë, mund të ringjallen duke përdorur gjurmët e tyre që “notojnë” përreth kozmosit – një vizion që të sjell në mendje klonimin modern të ADN-së.
“Longevity escape velocity” është një nga parimet kryesore të pavdekshmërisë. Ky nocion nxjerr në pah nëse shkenca arrin të zgjasë jetëgjatësinë e njeriut me 20 ose 30 vite – në rreth 110 ose 120.
Kjo është situatë hipotetike në të cilën jetëgjatësia zgjatet më shumë se koha që po kalon. Hipoteza u hodh në 2004 nga Aubrey de Grey, një shkencëtar britanik i shquar në fushën e ndryshimit të moshës, puna e të cilit tërhoqi vëmendjen e manjatëve të Silicon Valley.
Kjo nuk është thjesht një fantazi. Terapitë e gjeneve dhe qelizave staminale dhe llojet e tjera të mjekësisë rigjeneruese mund të trajtojnë disa nga mënyrat për të parandaluar plakjen, megjithëse këto metoda nuk janë të testuara dhe të sigurta.
Megjithatë, kjo mund të mos marrë shumë kohë. Manjatë të teknologjisë si Sergey Brin dhe Larry Page, bashkëthemeluesit e Google dhe Jeff Bezos i Amazon kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për kërkime rreth jetëgjatësisë.
Sipas një Ward, qëllimi është rritja e jetëgjatësisë, jo ngrirja e trupave të tjerë që mund të “zgjohen në 200 vite nga tani dhe të kryejnë vetëvrasje nëse do të kenë mundësi”.
Disa persona që besojnë të pavdekshmëria mbështesin një synim edhe më radikal: ringjalljen e mendjes së një personi të vdekur nëpërmjet një roboti ose përmes ndonjë forme të realitetit alternativ digjital.
Në teori kjo mund të realizohet duke përdorur skanime të indeve të trurit, ose duke aplikuar inteligjencën artificiale për të rindërtuar një personalitet nga “mindfiles” – sasi të mëdha të të dhënave digjitale të grumbulluara gjatë jetës së personit.
Titanët e teknologjisë po financojnë gjithashtu në këtë metodë. Ata e dinë se shancet për sukses janë të pakta por gjithsesi janë të gatshmë të investojnë para dhe mundin e tyre për të korrur sukses në diçka të tillë.
Ward ka përmbledhur një raport të plotë nga tragjikomeditë e viteve të hershme të krionikave, deri te tregimet e mashtruesve.
Nëse shkencëtarët arrijnë ta bëjnë vdekjen fakultative, sipas Ward, zgjidhja e çështjeve të tilla do të jetë një parakusht për një “botë të denjë në të cilën mund të jetojmë më gjatë.”/The Economist/Javanews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
A DO TË JENË NDONJËHERË NJERËZIT TË PAVDEKSHËM?
A ka gjasa që të bëhen njerëzit të pavdekshëm?
Nga Patrick Pester
Nëse je njeri, do të vdesësh! Ky nuk është mendimi më ngushëllues i mundshëm. Por vdekja është çmimi i pashmangshëm. Çmim që duhet të paguajmë të gjithë, për shkakun e të qenit gjallë.
Megjithatë njerëzit, po bëhen gjithnjë e më të aftë në shtyrjen e datës së vdekjes. Kjo pasi që ilaçet dhe teknologjitë tona po përparojnë vazhdimisht.
Nëse jetëgjatësia e njeriut do të vazhdon të rritet, a mund të bëhemi ne një ditë të pavdekshëm? Përgjigja varet nga ajo që mendoni se do të thotë të jesh një njeri i tillë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
Observer