“E kisha amanet nga Nënë Tereza”, Angjelina Nika zbardh bisedën me ish-presidentin Bill Clinton për Kosovën

Koreografja e njohur, Angjelina Nika, e ftuar së fundi në “S’e Luan Topi” kujtoi një bisedë të zhvilluar disa vite më parë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Angjelina e ka falenderuar Clintonin për kontributin e dhënë për Kosovën, ndërsa ish-presidenti i ka rrëfyer se ishte amanet i Nënë Terezës.

“Clinton ka pasur fondacionin në të njëjtën godinë ku punoja edhe unë. Në kohën kur ai vinte aty, një herë ose dy herë në muaj dhe shoqërohej nga rojet. Unë bëja gjithmonë shaka me rojet e tij. I thosha: Me Monikën, e bëri apo… (referuar skandalit me Monica Lewinsky-n).

Një ditë, thashë sot do ta pyes. Dhe këta (rojet), u ra gjaku në këmbë… dhe i them Zoti President, faleminderit për çfarë ke bërë për Kosovën. Ai tha: Është gjëja më e bukur që kam bërë gjatë gjithë karrierës sime, sepse unë ia kam premtuar Nënë Terezës. Nënë Tereza më ka thënë ma ndihmo popullin tim, Kosovën. Dhe unë këtë e bëra. Kur shkova te varri i Nënë Terezës, i thashë unë e bëra amanetin, kështu që ti lutu për familjen time”, tha ajo.

”Clinton është njeriu më i mirë që kam takuar në jetë”, shtoi Angjelina, që e cilësoi ish-presidentin amerikan “shumë të dashur dhe të mirë”.

Bill Clinton, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës luajti një rol vendimtar në aprovimin e fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm me Serbinë të viteve 1998-99, gjatë të cilit u vranë mbi 10 mijë vetë./ Top Chanel

ObserverKult


Sueton Zhugri atome askënd
Sueton Zhugri

Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: MISH KOLONIAL

Më rreh zemra për një të nesërme
që të mos jetë si e sotmja
Me tamburë të heshtur, këmbë të heshtura, buzëqeshje të heshtura
Sot vdiq një atlet, një poete, një kamerier
Lindën një milionë fëmijë në Afrikë
Por një polic u vra në kufirin Kosovë-Serbi.
Rripi i Gazës i pikon të vrarët si shiu në Palermo dhe heshtja është totale…
Diktatura e perandorisë së korporatave
Me milionat e vrarë nga kovidi i radhës.
Me luftëra fiktive, terroristë fiktivë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult